SPAK i akuzoi për abuzim me tenderin 143 mln lekë! GJKKO shpall të pafajshëm 3 punonjësit e UKT-së, dënon 6 muaj burg biznesmenin

SPAK i akuzoi për abuzim me tenderin 143 mln lekë! GJKKO shpall të pafajshëm 3 punonjësit e UKT-së, dënon 6 muaj burg biznesmenin

GJKKO

GJKKO shpalli të pafajshëm 3 punonjësit Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë të cilë u akuzuan nga SPAK se favorizuan kompaninë 'Ë Center' të Blerim Shemaj në një tender me vlerë rreth 143 mln lekë për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, të datës 11.01.2019. Ndërsa biznesmeni u dënua me 6 muaj burg pasi u akuzua për falsifikim dokumentesh.

Të pafajshëm u shpallën Ledia Ramon, Ortjon Dhamin dhe Engjëll Dedjan, punonjës të UKT. Ata u akuzuan nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Për biznesmenin Bledar Shemaj, GJKKO pushoi akuzën për “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe la vetëm "Falsifikimi i dokumenteve” për të cilën e dënoi me 6 muaj burg.Me pranimin e gjykimit të shkurtuar iu konvertua dënimi në 8 muaj shërbim prove gjatë të cilës i pandehuri nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij

SPAK dërgoi dosjen ndaj të pandehurve në GJKKO në 9 maj 2024

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë

Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë