Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon procedurat e hetimit për Ilir Metën, pasi i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.

Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit ValteriKallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e cilësuar si spurdhjak të partisë i cili është në funksion të mafies së inceneratorëve. Meta paralajmëron se asgjë nuk do ta shpëtoje 'Ramaviçin' nga drejtësia.

Konfirmohet lobimi 700 mijë USD
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Shërbime për Ilir Metën

Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Ëashington
 

Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Kërkesa e SPAK për KQZ për t'i dhënë formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës

Deklarimi në FARA 30.08.2016Global Sec dhe Inovative Strategies

FOTO takimet e bëra nga kontrata

Kallëzim Halit Valterit

Kontrata Global Security dhe Innovative strategies, aplikimi dt 4.3.2016

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Meta: Nuk e di çfarë heton SPAK, por nuk i shmangem drejtësisë! Nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar

1661359228_Meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për hetimet që ka nisur SPAK për të pasi i ka kërkuar KQZ kopje të formularit të dekriminalizimit. Në një intervistë televizive, Meta tha nga kampi i Jalës se nuk ka asnjë dijeni për hetimet dhe nuk i intereson. Megjithatë thotë se do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë nëse do të ketë thirrje për të.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha Meta.

Ora 12:50
Hetimi i SPAK, Meta sulmon Krajën: Spurdhjaku i partisë ka vendosur që t’i shërbejë mafias së inceneratorëve! Karagjozë të ‘Ramaformës’

Pas hetimeve që SPAK po kryen ndaj Ilir Meta, për të cilin sot i ka kërkuar KQZ-së formularin e dekriminalizimit, kreyatri i Partisë së Lirisë ka reaguar ashpër.

Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ ndërsa shton se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve. Ai ka publikuar një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Meta e cilëson si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’. Kryetari i Partisë së Lirisë, ka paralajmëruar se shtatori po vjen dhe se Drejtësia e Popullit, nuk do të ndalet më dhe se Ramoviçin asgjë nuk e shpëton.

‘Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!’- shkruan Meta.