SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje për tu paraqitur SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, ndërsa Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori.
Lidhur me ketë analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK e pret ballkoni, duke iu referuar vitit 2023 kur Berisha qëndroi në ballkonin e banesës ku mbante fjalime, pasi ishte në masës 'arrest shtëpie' për hetimin e kompleksit 'Partizani'.
Kikia theksoi se ngjarja e 21 janari është një ngjarje e rëndë, ndërsa theksoi se duhet që të zbardhet nga drejtësia.
‘Ai thotë nuk do të shkojë sepse nuk e ka fletëthirrjen. Dhe nëse e ka dhe nuk shkon mund ta marrin me forcë nëse nuk i përgjigjesh. Çështja e 21 janarit është kthyer pas vendimit të Strasburgut. Dhe dosja u kthye me sugjerimin që ngjarja të hetohet si krim shtetëror sepse me procesin ishin vënë para akuzës njerëzit që kishoin qenë me armë dhe jo zinxhir komandues. Është një ngjarje e rëndë dhe u finalizua me viktima, dikush dha urdhër pra duhet që të mos trajtohet si vrasje nga pakujdesia. Do të duhet që të pyeten organizatorët që kanë qenë në opozitë, por është një histori që do të duhet që të zbardhet që të bëhet drejtësi. Se sa do ti shkohet deri në fund kjo pritet për t'u parë. Padyshim është një ngjarje, është një minus më shumë për Berishën’, tha ai.
Për avoktin Alban Duraj, Berisha do të paraqitet nesër në SPAK, pavarsisht deklaratave të tij se nuk do të shkojë pasi nuk është informuar për thirrjen në SPAK.
‘Është regjistrua procedim për ngjarjet e 21 janarit për Berishën, Bashën dhe komandantin e gardës, dhe SPAK ka regjistruar këtë procedim. Berisha është si person që ka dijeni për këtë çështje. Ai thotë duhet të marrë një njoftim që duhet të shkonte ose në seli ose nëse në banesë. Nëse ai nuk shkon është i justifikuar sepse se ka marrë fizikisht dhe se ka firmosur në këto rrethana, ai ka të drejtë që të mos shkojë dhe besoj organi i akuzës do ta përsëris deri sa të marrë dijeni. Prokuroria e Posaçme ka nënpunës gjyqësor që kujdesen për njoftimin. Por do të shkojë’, tha ai.
Avokatja Alesia Balliu, deklaroi se nuk beson se Berishës do t'i komunikohet ndonjë akuzë. Balliu theksoi se ajo ngjarje duhet që të zbardhet.
‘SPAK po bënë punën që nuk mundet që ta bëjë opozita. Për Berishën mendohet se duhet respektuar procedura, nuk besoj se ai dënohet edhe për shkak të moshës, po edhe sikur ai do të marr peng PD dhe do të vijoi që me ca mënyre ta drejtoj edhe nga burgu. Kryesore është riformimi i PD dhe kjo ndodh me dorëheqjen e lidershipit. Nuk mendoj se do ti komunikohet ndonjë akuzë, uroj që ngjarja të zbardhet dhe institucionet të flasin’, tha ajo.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, tha se ky hetim nga SPAK për 21 janarin është për t'u përgëzuar. Ajo theksoi se duhet që të merren në pyetje edhe organizatorët e protestës së 21 janarit.
‘Është për tu përgëzuar ky hetim, nuk ka asnjë lloj kompleki për tu paraqirur nëse do të marr njoftimin do të jetë aty, por do të duhet fillimisht të pyeten organizatorët e asaj proteste. Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, 21 janar do të dalin përgjegjësit, por mund të jetë Edi Rama përgjegjës, Berisha është thirru si person në dijeni dhe besoj kreu i opozitës në atë kohë do të duhet që të thirret. Sali Berisha për 21 janarin nuk ka asnjë lloj përgjegjësie’, tha ajo.
Komente













Po patjeter duhet te merren ne pytje organizatoret e protestes e jo te fshihen si me 21 janar.ne jan burra te dalin
Përgjigju