‘SPAK ka vdekur’, Aleanca për Teatrin padi Krajës e Dumanit! Kalaja: S’përjashtuan Kondillin, 4 vite që nuk heton Teatrin

Me një kurorë në dorë për të dhënë mesazhin se sipas tij SPAK ka vdekur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt Prokurorisë së Posaçme.

Avokatja Adriana Kalaja ka akuzuar ish drejtuesin e Kraja dhe kreun aktual Duman, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.

'Jo vetëm kemi ardhur dy herë para dyerve të SPAK, por kemi bërë edhe kallëzim për prokurorin e dosjes Edvin Kondili. Pse Arben Kraja nuk e futi veten e vete te dosja e teatrit? Zgjidhja e çështjes së teatrit i bën mirë vetë SPAK dhe shoqërisë shqiptare. Deri sa të jepet drejtësi për teatrin nuk ka SPAK. Teatri Kombëtar nuk kthehet më. Trashëgimia kulturore është shkatërruar. Këtu ka vlerë identiteti shqiptar dhe trashëgimia kulturore.

Altin Dumani është fajtor, pasi ne kërkuam që prokurori Kondili të mos ishte pjesë e dosjes duke e zëvendësuar me një prokuror tjetër. I kemi thënë zotit Dumani meqë kjo dosje prej 4 vitesh fle në zyrën e Kondilit dhe ne i kërkojmë që ta zëvendësojë.

Çfarë bën Dumani në këtë rast, rrëzon kërkesën tonë dhe vijon... Zoti Dumani duhet të rifuste veten e tij në dosjen e teatrit ashtu sikur Arben Kraja futi veten te dosja ‘Partizani’.

Çështja e dytë është se jemi shumë të pikëlluar nga SPAK. SPAK na ka lënë. Ne kemi marrë vesh që SPAK ka ndërruar jetë dhe i kemi sjellë lule dhe të ndezim qirinj për shpirtin e SPAK dhe prokurorëve të tyre, të cilët për turpin e tyre, nuk u ngritën në lartësinë e detyrës por po i shërbejnë qeverisë, mafias dhe krimit.'- tha Adriana Kalaja.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e parat të mëngjesit të 17 majit të vitit 2020. Pas shembjes një grup aktivistësh depozituan kallëzim në SPAK në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, për shpërdorim detyre. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 26/02/2024 15:42

    Duhet edhe nje kurore per opoziten qe vdiq ne kete vend or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës