SPAK kërkon arrestimin, Arben Ahmetaj largohet nga Shqipëria! VOA: Iku nga Greqia, telefoni pulson në Kanada! Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, shtyu për të mërkurën në orën 16.00 vendimin për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. Gazmend Bardhi, akuzoi mazhorancën se mori vendimin pa votimin e Këshillit dhe se po i jep kohë ish-zv.kryeministrit.

Vendimi u mor bazuar në kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Financave, të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me dosjen e SPAK për të përgatitur mbrojtjen. Gjatë seancës, avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, u ka shpjeguar deputetëve se aktualisht ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin. Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Prokurorët e SPAK Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai mbërritën të parët në Kuvend rreth orës 16.40 për të paraqitur kërkesën për autorizimin e arrestimit dhe kontrollit të banesës për ish-zv.kryeministrin. Më pas mbërritën deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Avokatët e Arben Ahmetajt, Ardian Visha dhe Henrik Ligori hynë në kryesinë e Kuvendit me çanta dhe dosje në duar. Pas rreth 30 minutash, mbledhja u ndërpre pasi opozita kërkoi seancë me dyer të hapura.

Sipas burimeve diskutimi u shoqërua me debate mes deputetit Ervin Salinaji dhe Ermonela Felajt. Salianji kërkoi mbledhje me dyer të hapura, por Felaj refuzuoi, në referim edhe të kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani që kishte kërkuar ruajtjen e sekretit hetimor. Deputeti i opozitës, ka akuzuar Felajn për konflikt interesi, duke pretenduar se ajo është pjesë e dosjes hetimore të SPAK.

Debati vazhdoi deri në orën 17.00 kur Gazmend Bardhi ka përsëritur kërkesën ndaj Ermonela Felaj për seancë me dyer të hapura. Debatet dhe akuzat vijuan deri në ora 17.14 kur kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani filloi parashtrimin e kërkesës.

Gazmend Bardhi aludoi për një largim të ish-zv.kryeministrit jashtë vendit, kur pyeti kreun e SPAK nëse ka informacion ku ndodhet Ahmetaj, a është në Shqipëri dhe a ka ikur në Kanada, por nuk mori përgjigje. Më pas, sipas burimeve të PD, Bardhi pyeti nëse vila në Palase kishte lidhje me aferën e Unazes se Madhe. Prokurorët e SPAK, kanë folur vetëm për kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa kanë bërë me dije se detaje të tjera nga dosja nuk mund të japin për shkak të sekretit hetimor dhe personave të tjerë në hetim.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. 

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit.

Në kërkesën që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku argumenton pse kërkon ti hapet rruga për arrestimin e deputetit Ahmetaj, renditen veprimet për të cilat akuzohet ai kur ka pasur funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Raportoi për Report Tv gazetari Ermal Qori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
VOA: Arben Ahmetaj ka ikur nga kufiri tokësor drejt Greqisë! Telefoni tij ka pulsuar në Kanada

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimin për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Ora 20:40
Kërkohet arrestimi i Ahmetajt, pas mbledhjes në Kuvend, Altin Dumani shkon në SPAK

1689100430_dumani.jpeg

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave,  cila zgjati për 4 orë, ku po shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i SPAK dhe prokurori i çështjes Altin Dumani, është rikthyer sërish në zyre. Kreu i SPAK shihet teksa po del nga zyra.

Ora 20:11
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt që të fshihej nga drejtësia! Autorizimi me gjasë jepet javën që vjen

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca po i jep kohë Arben Ahmetajt që të fshihet nga drejtësia.

'Ai nuk ka ikur për tu arratisur por nuk dinin se ku kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment. Mazhoranca vendosi që ti japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Duke i dhënë kohë në këtë mënyrë që autorizimi të jepet për javën që vjen. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për tu fshehur nga drejtësia. Duhet të kishte lejuar prokurorinë ti jepte autorizimin gjykatës më pas është gjykata nëse duhet arrestuar apo jo. Kam pyetur SPAK se ku ndodhet në Shqipëri apo Kanada nuk ka marrë përgjigje. E rëndësishme është që informacioni u konfirmua nga avokatët e tij. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetajt.'- tha Bardhi.

Ora 20:06
Miratohet kërkesë e avokatëve të Ahmetajt, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e cila po shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është shtyrë. Kjo ishte kërkesa e avokatëve të Arben Ahmetajt. Mbledhja është shtyrë për nesër në të njëjtën orë, pra në orën 16:00.

Ora 20:01
Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen kërkesës së SPAK për arrestim, opozita kundërshton: I shërben ish-ministrit të fshihet

1687448806_WhatsAppImage20230622at17.45.40.jpeg

Avokatët e Arben Ahmetaj në mbledhjen e Këshillit të Mandatave po parashtrojnë kërkesën për shtyrje të shqyrtimit për ditën e nesërme. Kërkesa e avokatëve kundërshtohet nga Opozita, me argumentin se sipas tyre i shërben Ahmetajt për tu fshehur, ndërkohë mazhoranca nuk është shprehur akoma për kërkesën.

Ora 19:20
SPAK kërkon arrestimin, avokati i Arben Ahmetaj: Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri

 

Avokati i Arbën Ahmetajt Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, ka deklaruar se ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri.

‘Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri!’- ka thënë ai para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK, gjatë mbledhjes.

Ora 18:36
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi i parashtron 4 pyetje Dumanit! Kreu i SPAK: S’japim të dhëna, sekret hetimor

1689093222_bardhidumani.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka parashtruar 4 pyetje në Këshillin e Mandateve për çështjen e Arben Ahmetajt, thonë burimet për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori.

Më poshtë gjeni pyetjet e Bardhit të cilat nuk kanë patur një përgjigje nga Altin Dumani. Kreu i SPAK argumenton se SPAK nuk jep të dhëna sepse ka sekret hetimor.

  • 1. Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
  • 2. Pse është ndare çështja? A eshtë bere veçimi i çështjeve qe këta individë te kos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
  • 3. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
  • 4. A ka fuqi Arben Ahmetaj ti beje këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
Ora 17:23
Bardhi pyet prokurorët e SPAK: Keni dijeni ku ndodhet Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada?

 

Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandatave ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani i cili është edhe prokurori i çështjes që po hetohet për Arben Ahmetaj, nëse ka dijeni se ku ndodhet ish-ministri.

‘A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?’- pyeti Bardhin kreun e SPAK.

Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt.

Ora 17:06
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi përplaset me Felajn: Emri jot është në provat e SPAK

1689087956_bardhifelaj.jpg

Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër

Bardhi: Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët! Mazhoranca po ndihmon Ahmetaj që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë!

Ora 16:59
Kërkohet arrestimi i Ahmetajt, opozita kërkon mbledhje me dyer të hapura! Salianji i drejtohet Felajt:  Je pjesë e dosjes, prandaj s’të intereson

 

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është ndërprerë.

Sipas burimeve debati ka ndodhur mes deputetit Ervin Salinaji dhe Ermonela Felajt.

Mësohet se Salianji ka kërkuar mbledhje me dyer të hapura, ndërsa pas refuzimit të Felajt, ai i është drejtuar me fjalët: ‘Nuk të intereson sepse je në konflikt interesi, je e përfshirë njësoj në këtë proçes dhe je pjesë e dosjes!’

Ora 16:39
Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që të mbahet me dyer të hapura

1662368101_GodinaeKuvendittShqiprisnbulevardinDshmorteKombit.13Shkurt2020Tiran.jpg

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, është ndërprerë pasi opozita kërkon që të mbahet me dyer të hapura. Ndërkohë vetë SPAK ka kërkuar që të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Ora 15:48
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit prokurorët dhe avokatët e Ahmetajt

Në kryesinë e Kuvendit ku pritet që të zhvillohet mbledhje e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kanë mbërritur prokurorët e SPAK mes tyre edhe Altin Dumani. Ndërkohë në kryesi kanë mbërritur edhe avokatët e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 12/07/2023 08:32

    Nje Sajmir Tahiri kishte minister Rama qe i tha burgut hapu dhe nuk kishte frike nga gjykata. Jo si keta plehrat qe ikin me bisht ne shale naten si krimba qe kane bere faje.

    Përgjigju
  • Faik: 12/07/2023 08:20

    SPAK SPAK hajde para dhe me KAP !!!! TURP TURP TURP TURP TURP TURP TURP dhe FAQJA e ZEZÉ , sepse ju iku PESHKAQENI Llalla e ZEZÉ , dhe tani ju iku edhe KROKODILI Arben Ahmetaj qé ka PIRÉ GJAK FÉMIJÉSH SHQIPTARÈ pèr 25 VJET RRESHT !!! Qè né kohèn e Fatos HAJDUT Nanos , Arben GRABITQAR Ahmetaj VJEDH , GRABIT , PLAÇKIT dhe ju PI GJAKUN Familjeve SHQIPTARE qè NUK USHQEJNÈ dot FÉMIJÈT e tyre me 3 VAKTE !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qoftè SPAK bashkè me SOJ dhe SOROLLOP né qoftèse NUK e SHPALL té paktèn , né kèrkim NDÈRKOMBÉTAR dhe ti KONFISKOJÉ çdo PASURI qè LEPURI Arben Ahmetaj disponon bashké me çdo té afèrm té tij Familjar !!!! Arben Ahmetaj FRRIKACAK , LEPUR , GJAKPRISHUR , GJAK PIRÉS , GRABITQAR , BANDIT , KRYEKUSAR , KRIMINEL , KRYE HAJDUT , FÉLLIQSIRÉ , ZVARRANIK pa SHTYLLÈ KURRIZORE !! SPAK duhet ti japi BURGIM té PÉRJETSHÉM né MUNGESÉ NDYRÉSIRÈS

    Përgjigju
  • Ben: 12/07/2023 08:05

    Nga Kanadaja per ne ishujt Caïman ku ka fshehur leket. Po shkon qe te levizi parate dhe t'i fsheh. Turp per drejtesine shqiptare qe e lejuan te largohet.Turp.te gjithe keta qe shkojne gjoja ne Kube,si nje tjeter Ish minister, ne fakt shkojne te levizin parate ne parajsat fiskale.

    Përgjigju
    • Riku: 12/07/2023 08:50

      O funksional... drejtesia kur flitet per deputet maksimumi qe mund te beje eshte kjo qe ka bere se kane imunitet... vetem ne rast flagrance e arreston ne vend... nejse socialist i thjeshte je dhe ti nuk mendon se mendon partia per ty ishte dikur por ka gjetur vend fort dhe tani... ai tjetri zvkm ka vjedh paret tuaja dhe fajin e ka drejtesia jo ti qe i jep 65% te votave ka 10 vite... ty perseri me ta sjell partia tigrin kandidat per deputet ne zgjedhjet e ardheshme i jep voten po fajin ta ka drejtesia... ikni ore llumra

  • Kur ze banjen Spaku: 12/07/2023 07:51

    Skapi ç’e kapi, fort i ra, e doren lagi…

    Përgjigju
  • Dori: 12/07/2023 07:31

    Zevendeskryeminister do thot krahu i djatht i Rames dhe ju vertet mendoni se Rama nuk di asgje? Gjithcka e kan ber bashk,gjithcka e organizuar,nga urdher arresti deri tek ikja nga Shqiperia.Tani do jetoj ne Kanada,lek ka per tre breza...rroft partia

    Përgjigju
    • Kosto: 12/07/2023 07:50

      Tu thaftë goja, ku di gjë Rama. Ai është i ëmbël, largpamës, një hap para të tjerëve, por çfarë ndodh ne Shqipëri ai nuk i di. Ai plehra Sali e ka fajin, ai e detyroji Ahmetajn te vjedhë pa ia thënë të emblit në kryeministri.

  • Iris: 12/07/2023 03:32

    Duket qe shteti nuk mesoi nga gabimet e meparshme kur zyrtare te inkriminuar kane /avulluar/ kur e kane nuhatur rrezikun qe po u vinte.Akoma me patetike e ben kete histori, fakti qe VOA e ka marre vesh me pare se org.perkatese te shtetit,se kur eshte kapur /pingu/ i futit i cel.te Ahmetajt! Nejse,pavaresisht ktheses qe morri ngjarja,dy gjera kane rendesi per te ardhmen:1-Nese kemi marreveshje ekstradimi me Kanadane dhe 2-njoftimi i te gjitha bankave e kompanive qe leshojne karta debit/credit te japin alarmin sa here qe Ahmetaj do te aplikoje,perdore karta .Njerez si ky /zengjinua i ri/ Ahmetaj,nuk jetojne dot vetem me baze-cash,kartat bankare per tipa si keta jane simbol statusi ne shoqeri.FOLLOW THE MONEY!!

    Përgjigju
  • lala: 12/07/2023 00:05

    sekuestroni cdo gje qe ka ky ky lab i qelbet...me shpi..makina ,,e llogari bankare....

    Përgjigju
  • emigranti: 12/07/2023 00:03

    edi rama jep doreheqjen,,,shporru mor maskara i poshter ,,mor hajdut i te ardhmes te femijeve tane..iken personi nen hetim,,si pa gje te keq,,,policia nuk duhej ta lejonte te kalonte kufirin,,,te ikte nga mali si kemi ikur ne...

    Përgjigju
  • Gripi: 11/07/2023 22:42

    Nese ka vullnet Tigri edhr ne fund te dheut te futet e kapin si lepur. Ende se kupton qe e kane kopsitur dhe nuk eshte me si rasti i 2005 kur i dhane azil ne Rumani.Opozita eshte totalisht jashte funksionit dhe desktruktive ne mbrojtje te korupsionit. Nuk dha njehere kontribut per kete vend. Zhurma dhe ato pyetje behen ne interpelance. Sillen si maskarenj qellimisht. Nuk kuptohet perse gjykata e Apelit nuk ka marre ende vendim per Salianjin. Perse prokuroria e Elbasanit nuk mori te pandehur Bardhin per vrasjen e Xhuvanit. Perse 4 familjare te Felajt jane bashke ne prokurorine e tiranes. Keta jane te gjithe bashke dhe bejne teater me popullin e vuajtur.

    Përgjigju
  • Beni: 11/07/2023 22:08

    Eshte e turpshme qe Ps bashke me Spak pasi ikin jashte kerkon qe gjasme ti arrestojne. Turp i madh. Keshtu ben me Arben Ndoken e nxoren nga burgu e lan te ikte edhe gjasme deshen ta arrestonin perseri.Keshtu me Mertirin,Gugallen etj qe i lejojne te gezojne pasurine jashte vendit.Te korruptuar deri ne palce o sorosiane qe zoti ju denofte.

    Përgjigju
  • edi: 11/07/2023 21:40

    O Tigro po hajdutet qe fute drejtora u fshehen? se nuk u flitej me goje! Ku i ke ate drejtorat e Atk ata lepujt ku i ke? Hajde se do luni peskac! Hapi kamerat e institucioneve dhe shikoni ca bojn nzyra laperat! Kur jan nkarrike jan tfort masanej bohen lepuj fushe! Hajde radha lepuj!

    Përgjigju
  • Korabi: 11/07/2023 21:15

    Prokuror Dumani ose Katani. Para prokuror dhe mos ndalo. Respekte

    Përgjigju
  • Linda: 11/07/2023 21:03

    Mostra e politikes tellalli Bardhi nuk e kuptoj dot si vazhdon te dali e te flasi e te kerkoj llogari pa njoftur as gjerat me elementare te gjyqesorit dhe hetimit.Ceshtja Ahmetaj po ndiqet ashtu sic duhet dhe po vonohet se eshte shume e komplikuar.Edhe Berishen dhe te birin po vonohen ti fusin brenda mos po ndihmojm dhe ata te arratisen? Na mbyten idjotet dhe debilat as filloren skane mbaruar dhe marrin rroge deputeti ne parlament ti marrin ti fusin brenda dhe keta bashk me Ahmetajn.

    Përgjigju
  • Termeti: 11/07/2023 20:04

    Z.Salianji o koke lepirese. Prit te flase drejtesia njehere, duro ore i uruar.

    Përgjigju
  • xxx: 11/07/2023 19:44

    Kur flet Ervin Saljanji e ai Bardhi i zi te vjen me dhi.Ata nuk jane demokrat,por te etur per te ardh ne pushtet.Njerzi e ndyre ne afera apo veprime amorale,nuk duhet te shikohen me sy.Salianji te jap llogari para gjykates per ato qe ka kryer.Si pranohet ne mbledhje ky tip .Pse Gjykata ka frike ta denoje.Po keshtu edhe Bardhi,kopja e Berishes.Qendrimi i tij karrjerist brenda partise po e shkatrron Partine.Vertete keta qe jane ne pushtet po vjedhin,por edhe po gjykohen.SPAK duhet te kaloje djathtas nga partia jone qe te denohen te korruptuarit , nga Berisha e poshte.Vetem keshtu shpeton Partia Demokratike,qe po merret neper kembe per interesa personale.

    Përgjigju
    • Shqipëria: 11/07/2023 21:40

      Fole vetëm për PD por artikulli flet për nr 2 të PS. Ke pak rrëmujë në kokë e aspak dinjitet o patro.

  • Alb: 11/07/2023 19:43

    Po pse kot u hoq ministri diten qe ka ik ai ska pas minister te brendshem pse aq budallenj te ken qen rrajat dhe aq kot te ket ardh tao minister i brendshem specialista ka rilindja

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/07/2023 18:31

    Njèra palè, e hajdutève dhe vrasèsve tè vjetèr, tè pandèshkuar kurrè, qè "pèrfaqèsohen" nga zonja Bardhi, dhe qè shfrytèzojnè kètè moment,,qè nè botèn e civilizuar kalon pa asnjè zhurmè mediatike,,,,PÈR TU PROFILUAR DHE KREHUR. Nè anèn tjetèr, hajdutèt e sotèm, tè kalbur nè korrupsion dhe krim ekonomik, tashmè pa asnjè legjitimitet pèr tè qènè aty ku janè, nè krye tè vèndit. Kur njèrèn dhe tjetrèn palè, i bashkon vetèm dèshira pèr tè shijuar plaçkèn e vjedhur,,dhe çdo gjè tjetèr humb kuptim,,atèherè e vetmja shpresè mbetet tek drejtèsia, e mbèshtetur politikisht dhe nga ana financiare, nga SHBA DHE KE, me gjithçka nevojitet pèr tè bèrè ndryshimin. Mirèpo seç kemi njè mungesè Paolo Borselinosh, ne shqiptarèt Tek ne, Totto Rina, ish bèrè 135 vjeç dhe askush nuk i kish trokitur nè derè pèr t,ia prishur tymin e duhanit. Shqiptarèt gdhè,,do e kishin propozuar mbase pèr kryetar bashkie, dhe i kishin dhuruar nja 2 gurore. HALLALL IA BOFTÈ ZOTI,,,do i dègjoje duke mèrmèritur. Nè njè "stan" tè tillè, rriten vetèm lepuj qè dijnè tè kèrcejnè dhe vrapojnè shpejt,,ndaj tè parèt tanè thonin atè fjalinè,,,NUK BÈHET STAN ME LEPUJ. Njè shoqèri, qè nuk ka njerèz kurajozè nè gjirin e saj, èshtè njè shoqèri e vdekur.!!!

    Përgjigju
  • adi: 11/07/2023 18:30

    Kalbeni brenda bythecin! Mashkull legen! Edhe ata drejtoret ate te faf dhe atk! Se nje prerje jane ky i ka emeruar! Verifikojini dhe qerojini ordinerat nga sistemi se as emrin plera se meritojne ketamuter! Hajduter parazitar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'