Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, ishte temë e dabatit në emisionin Repolitix në Report Tv. Avokati Idajet Beqiri tha se SPAK po e kthen çështjen në çështje politike nga juridike siç është.

‘Turp për SPAK që e kthen politikë një çështje që është juridike. Është aq i politizuar sa s’ka ku të shkojë më. Se ndalon njeri të jetë jashtë vendit Ahmetajn. Në momentin që GJKKO kërkon masën arrest me burg, avokatët e tij e kanë për detyrë që ta njoftojnë. Ligjërisht nuk duhej marrë kjo masë. Brenda PS-së thonë se Ahmetaj e çoi vetë në SPAK aktakuzën.’- u shpreh Beqiraj.

Nga ana tjetër analisti Genc Burimi tha se Ahmetaj do të nxjerrë një raport mjekësor që t’i shpëtoj drejtësisë. Sipas tij Ahmetaj nuk ka pse të jetë në pranga, por mund të hetohet në gjendje të lirë.

‘Pse këta sot kanë këtë lloj procedure kaq speciale, pse mos të jenë as mbi ligjin as nën ligjin. Do të hyjnë në një lloj frazë që do të zgjasë m ditë me javë. Arben Ahemtaj do u nxjerrë juve një raport mjekësor nga një spital ose në Greqi, ose në Kanada, ose në Hungari. Jemi sot në një polemike formale. Kur do të mbarojë pagesa e këtij inceneratorëve fantazmë? Të ndalojë vazhdimin e pagesave për inceneratorët fanatzëm! Absolutisht nuk duhet të jetë në pranga. E keni ekzagjeruar me historinë e prangave. Të hetohet në gjendje të lirë. T’i hiqet imuniteti dhe të shkojë të hetohet. SPAK të herë dorë nga bomba e arrestimit. Nëse SPAK ka përfunduar hetimet ta çoj në gjykatë. Nëse drejtësia duhet të vërë në përgjim një deputet të marrë leje nga parlamenti.’- tha analisti Genc Burimi.

Ndërkohë ish-deputeti i PS-së Halit Valteri u shpreh se PS e ka të qartë se Ahmetaj duhet të përballet me ligjin dhe të vuajë pasojat e veprimeve që ka kryer. Valteri shtoi se janë 5 ministra që kanë firmosur për inceneratorët.

‘Opinion i PS në raport me Ahmetajn është i qartë dhe i prerë të përballet me ligjin dhe ta zgjidhë vetë e të vuaj pasojat. Do kemi një gjykim që do të dënohet vetëm për shpërdorim detyre. A do të ketë perosona të tjerë të përfshirë se kanë qenë 5 ministra që kanë firmosur aty. Të 5 ministrat 2 janë të LSI-së 3 të mazhorancës.’- tha Valteri.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Avokati Henrik Ligori shpjegoi në mbledhjen e këshillit të mandateve në Kuvend se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri. Mbledhja u shoqërua me debate pasi opozita kërkoi diskutimin me dyer të hapura çka u refuzua nga mazhoranca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Deklarata e fortë e ish-deputetit: Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg

 

Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në Repolitix në Report Tv u shpreh se deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg.

‘Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg!’- tha Valteri.