Mazhoranca deklaron mbështetje për drejtësinë, por praktikisht po e sfidon SPAKun në çështjen e autorizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, një qasje që sipas ish deputetit të PS-së Petro Koçi përbën një standard ndryshe krahasuar me raste si ai i Arben Ahmetaj.

Gjatë një interviste në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV, Koçi tha se taktika e ndjekur këtë herë nga mazhoranca është e gabuar dhe në kundërshtim me vendimet e SPAK-ut dhe të Gjykatës së Posaçme.

“Mendoj që kësaj here është një taktikë e gabuar, në raport me vendimet e SPAK dhe të GJykatës së Posaccme  dhe në rastin e marrëdhënieve me ministen balluku. Standardi kërkon lirim nga detyra nëpërmjet dorëheqjes apo shkarkimi dhe dyta pezullim nga strukturat kryesore të PS. Ky ka qenë standardi. Kësaj here, në thelb ka ndryshuar. Mendoj që fabula e pritjes së Gjykatës Kushtetuese nuk qëndrn sepse ajo d të përcaktojë një normë. Pra është shfrytëzuar rasti Balluku, me të drejtë, nëpërmjet ankimimit të kryeministrit, për të përcaktuar nëse në të ardhmen SPAK do ta ketë kompetencën që të pezullojë nga detyra një ministër apo jo. Ndërkohë, kjo nuk bllokon procesin penal. Kërkesa për arrest nuk ka pikëpetje kushtetuese, ka nevojë për leje nga kuvendi” tha Koci.

Ai thekson se standardi politik i ndjekur deri më tani nga Partia Socialiste ka qenë lirimi nga detyra përmes dorëheqjes apo shkarkimit, si dhe pezullimi nga strukturat drejtuese të partisë, standard që sipas tij nuk po zbatohet në rastin Balluku.

“Ditën që filloi ndekja penale ndaj Belinda Ballukut e kam thënë që është një ngjarje e rëndë. Deri dje zbatimi i standardit na ka shpëtuar nga situata dhe kemi thene qe secili mban përgjegjësi personale dhe përgjegjësia morale e partisë gjithmonë ekziston por ti nuk dënohesh në kuptimin elektoral” tha ai.

Koçi vlerëson se pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese nuk e justifikon vonesën, pasi kërkesa për arrest kërkon autorizim nga Kuvendi dhe nuk bllokon procesin penal.

Duke folur për koston politike të mazhorancës, Koçi shprehet se nëse vazhdohet kështu kjo situatë dëmton imazhin e Partisë Socialiste, duke ulur besueshmërinë përballë elektoratit, sidomos kur drejtësia ka qenë një nga “kartat” kryesore të saj vitet e fundit.

“Karta jonë e gjithë viteve të fundit ka qenë drejtësia. Ne kishim dy karta: integrimin evropian dhe drejtësinë ndërkohë që pala tjetër që e konsideronte SPAKun një organizatë kriminale. Tani ka një stepje që nuk është shumë e justifikuar dhe na ul pikët përballë elektoratit. E rëndë bëhet nëse do të vazhdohet me këtë lloj qëndrimi. do varet shumë nga vendimi final kur parlamenti do të shqyrtojë kërkesën e spak. unë do të isha për një veprim më të shpejtë, më të guximshëm dh më sakrifikues nga personat në akuzë. mendoj që kjo mund ti lehtësonte pak në raport me publikun.”

Sa i përket opozitës, Koçi e konsideron atë të tejkonsumuar dhe pa rrezik real për mazhorancën,

“Kjo e bën riskun politik më të vogël por nuk do të thotë që kjo duhet të na bëjë ne që të flemë mbi dafina. Ajo që duhet të na japë zgjidhje është zbatimi i standardit" u shpreh Koçi

Ish deputeti gjithashtu kritikoi ashpër sjelljen e kreut te PD-së  ndërsa për figura të reja si Adriatik Lapaj shprehet se një fotokopje të Berishës

“Në 2025, Berisha e dinte që nuk vinte në pushtet. Nëse do të shkelësh ligjin do të mbash përgjegjësi. Nëse protestuesit hodhën molotovë ndaj policisë, lirimi i tyre është gafë e rendë. Deputetët e opozitës qëllojnë me shkelma në parlament..duhet të jenë burra që të pranojnë pasojat. Ata ndezin zjarre, djegin karrige, dhe kur vjen puna për ndëshkim, sillen sikur janë viktima. Opozita duhet të bëjë një gjë të thjeshtë: të heqë Berishën dhe të vëjë një njeri normal në krye të vet dhe do të jetë shumë e besueshme” tha Koci, duke insistuar se forca qëndron tek imazhi, kandidaturat dhe kredibiliteti dhe jo tek aktet e dhunës" tha ai

Në përfundim, Koçi thekson se zgjidhja mbetet zbatimi konsekuent i standardit dhe respektimi i kërkesave të drejtësisë, e cila, ndonëse jo perfekte, sipas tij është më e mira që Shqipëria ka pasur deri më tani.