Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën, 35 vite për Arjol Halilajn! Provat që 'fundosën' nipin e deputetit të PS-së

TIRANË-  SPAK kërkoi dënimin e Redjan Rrajës me burgim të përjetshëm me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi. Në pretencën e prokurorisë u kërkuan edhe 35 vjet heqje lirie për të arrestuarin tjetër Arjol Halilaj, i cili sipas SPAK, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Seanca e radhës do të zhvillohet në 15 qershor ku fjalën do ta ketë mbrojtja për konkluzionet e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019, SPAK ka mundur të siguroje prova për autorët e antentatit dhe për urdhëruesit, ku për këta të fundit është ndarë një tjetër dosje e cila po hetohet më vete. Dy të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancë ku mbroheshin nga avokatët.

Prokurori Adnand Xholi lexoi një material 86 faqesh ku renditi provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes ,por edhe ato të sigurua nga zbërthimi i dy telefonave të Redjan Rrajës. Sipas akuzës, nipin e deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si "bidon", "benzin", "autostradë",  "benz", "Arjani" etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve".

Përfaqësuesi i akuzës tregoi edhe detaje nga hetimet e kryera, ku theksoi se "ditën e ngjarjes, Redjan Rraja është zbardhur përmes valëve telefonike, pasi vendodhja e tij është lokalizuar në vendin e ngjarjes, dhe sipas aplikacionit në telefonin e tij ai për 7 minuta ka kryer 886 hapa, veprime këto intensive dhe të sforcuara që sipas Spak, tregojnë angazhimin në krim dhe largimin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Prokurori Xholi shtoi më tej se Rrahja është munduar të ketë një alibi për ditën e ngjarjes pasi  “bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai ndodhej jashtë vendit, të njëjtën gjë ai u kishte pohuar edhe personave të tjerë, kur në fakt është ndodhur në Shqipëri.

Telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në rrjetin VVireless të lokalit të Plaurent Dervishajt. Sipas SPAK, Arjol Halilaj ka marrë dy ekzekutorët me një automjet “Honda” dhe I ka larguar nga vendi I ngjarjes.  Redjan Rraja I ka mohuar akuzat gjatë gjithë kohës pas arrestimit.  Po ashtu, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, 

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Konfiskimi që kërkon SPAK

  • 1. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redjan Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës së datës 25.10.2019 në shumën 20 000 Euro.
  • 2. Një orë dore me rrip metalik me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë me numër në pjesën e pasme 16233 (roleks).
  • 3. Shuma prej 2750 Euro. 4. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Ariol Halilaj, model Samsung, Yately, me IMEI 356456/09/55734414;
  • 5. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Ariol Halilaj, model I-Phone, me IMEI 359460087006607;
  • 6. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Redjan Rraja, I-Phone, "11 Pro", model A1921 me numër IMEI 357277096259083 dhe IMEI 2: 357277096234516;
  • 7. Arme zjarri automatik model 56 me nr.2028646 me ngjyre te zeze me dy krëhera;
  • 8. Armë zjarri automatik model 56 me nr.12107640 me qyte metalike palosje me dy krehëra
  • 9. Një arme zjarri pistoletë Model P41S me zhurmeshues(silenciator) te montuar ne te dhe kreherin e armës.
  • 10. 123 fishekë standard luftarakë të fabrikuar, model 56 dhe kalibër 7.62 mm;

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër