Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas operacionit të SPAK ku u caktua masë sigurie për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve nga mafia. Ai e cilëson largimin e kryeministrit Edi Rama një “emergjencë kombëtare”.
“Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare. Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë! SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia! Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar! Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t'u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim”, shkruan Blushi.
Lajmi kryesor:
Masë sigurie për Hysenin, PD thirrje Begajt: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u faktuan akuzat tona! PS: Pasojë e shtetit të së drejtës











