SPAK, mesazh politikanëve të korruptuar e bosëve të krimit, po ngrihet struktura që heton pasuritë e paligjshme! Ja si do të rekrutohen 8 hetuesit

SPAK nis procedurat për ngritjen e sektorit të hetimit financiar, një nga armët kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmes goditjes së pasurive. Hetuesit duhet të heqin dorë nga privatësia, të lejojnë kontrollin e komunikimeve dhe llogarive bankare, si dhe duhet të kalojnë vetingun e pasurisë dhe kontrollit të figurës

Në raportin e veprimtarisë vjetore të referuar në Kuvend për vitin 2021, SPAK paralajmëron se do të intensifikojë goditjen korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet gjatë vitit 2022. Në kuadër të këtij objektivi, me urdhër të kryetarit Arben Kraja, në SPAK kanë nisur procedurat për konstituimin e sektorit të hetimit financiar në SPAK, një nga sektorët më të rëndësishëm për goditjen e krimit dhe korrupsionit, përmes pasurisë. Parashikohet që të rekrutohen si pjesë të kësaj strukture 8 hetues financiarë. Hetuesit do të kryejnë një verifikim dhe analizë të mjeteve financiare të personave që do të merren në hetim nga SPAK, për korrupsion, pastrim parash  apo anëtarë të grupeve kriminale.

Hetimet financiare do të behën për llogari të prokurorit të SPAK që ka çështjen në hetim. Gjatë verifikimeve, hetuesit financiar, do t’i raportojnë prokurorit të SPAK rezultatet e hetimit. Ata do të dalin në konkluzion nëse një person nën hetim nga SPAK e justifikon apo jo pasurinë që posedon apo që e ka fshehur në emra të terë, në ç’masë e justifikojnë, sa është vlera e pasurisë dhe vlera e të ardhura të ligjshme. Ngritja e një kësaj strukture është një mesazh i qartë për protagonistët e korrupsionit dhe krimit, të cilët posedojnë pasuri me vlerë marramendëse.

“Sistemi përzgjedhjes së hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme është një proçes sfidues, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t'i bashkohen një skuadre që mbështet prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas kompetencës lëndore të parashikuar në ligjin 95/2016”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kandidatët për këtë strukturë duhet të plotësojnë disa kritere si, të jenë diplomuar për drejtësi, financë apo në fusha të tjera që lidhen me hetimin financiar. Të kenë eksperiencë punë jo më pak se dy vjet si oficerë të policisë gjyqësore. Duhet të hapin pëlqimin për kontrollin periodik të komunikimeve dhe llogarive të tyre bankare. Nëse kandidatët vlerëson si të mundshëm, ata do t’u nënshtrohen më pas 4 fazave vlerësimi, si kontroll të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, vlerësim me shkrim, intervistë me gojë, vlerësimin e jetëshkrimit etj. Afati i aplikimeve është deri në 12 maji 2022.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ha ha ha: 29/04/2022 09:29

    ha ha ha haaaaaa...uh ça gallate mer ej

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 28/04/2022 20:03

    SPAK-u Saliun (pastaj Metën). Pa këta nuk na mbushni mendjen për asgjë e ne asgjë.

    Përgjigju
  • Gripi: 28/04/2022 19:31

    Po deri tani cfare kane bere? BKH eshte ne funksion apo vetem drejtoresha Hajnaj na duhej? Sikur keta te BKH u zgjodhen per kete pune apo vari lesht, na duhen dhe 4 vite per te ngritur nje strukture tjeter. Deri atehere ju mbaron dhe mandati o te mandatuarit e dreqit qe su ngopet me privilegje. Kesaj i thone te tallesh parate dhe shpresen e nje populli te vjedhur. Arben Kraja qenka me keq se Llalla.

    Përgjigju
  • Loni: 28/04/2022 19:31

    Hetuesit duhen vetem nga jasht se Po qe ketu ahaa drejtesi moj drejtesi zhurme Po cfare zhurme...

    Përgjigju
    • Miri: 28/04/2022 19:45

      Ik o mavri se ju ka ngel ora mbrapa.

  • Mondi: 28/04/2022 19:27

    Sa ekzaltues njeheraz friksues mesazhi nga SPAK per hetimin financiar! Sa te ngrihet zyra, e ka ndare Rama pronen dhe parate publike duke e dhene per "invstim strategjik". Dhe ku zakonisht prokurore dhe gjyqtare jane pjestare haptazi apo ne hije perfitues.

    Përgjigju
  • Avokati Vipave (hajduteve): 28/04/2022 16:10

    Kontrolloni kete avokatin supermashtruesin Maks Haxhia, qe akoma qendron ne institucionet e drejtesise, se ku i fsheh pasurite e pista qe merr dhe si i perdor pastaj te dali ne media dy paketa cigare coji ne qeli. Apo pronar i shkolles se drejtesise pa kontrate shitje te ligjetimuar, mediat e kane si artikull. Zhdukeni nga drejtesia se bashku me ortaket e tij (veting per te) eshte me i rrezikshmi i drejtesise se gjyqtare e prokurore qe po largon ONM e KP-ja.

    Përgjigju
  • vlora1: 28/04/2022 15:40

    Shto uj shto miell ,po buka prap e thartuar del.Ja kurseni leket popullit.Paguheni me roga milionshe dhe ju si LLalla vetem beni premtime.Saliu u sfidon ,u kerkon qoft nje prove te vetme,po ai e di se u ka tredhur prandaj behet trim.Tani do u dali dhe Iliri nga vila me 12 hale,pa haruar halen e maces qe do u sfidoj,po dhe per llogari te Ilirit u ka dhjere Berisha

    Përgjigju
  • Lushnjari: 28/04/2022 14:52

    Tani do qetesohemi,sepse SPAKU do hetoje politikanet,me perjashtim te politikaneve te opozites dhe vecanerisht Berishes,Metes e familjareve te tyre,sepse ata kane tabelen "te mbrojtur nga SPAKU".Kraja=Llalla e Co.

    Përgjigju
    • Europ: 28/04/2022 17:34

      Per cfare Spak e keni fjalen. Mjafton vetem nje sy tek gjiri lalezit dhe do kete mundesi te kapi Peshkaqen dhe " sy peshkaqenesh sa te duash".

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion