SPAK nis hetimin për ish- ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dyshohet për shpërdorim detyre në tenderin e sterilizimit dhe check up

SPAK nis hetimin për ish- ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dyshohet për shpërdorim detyre në tenderin e sterilizimit dhe check up

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

TIRANË- SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arsen Rusta në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

"Te sterilizimi dhe chek up, kemi në hetim ish-ministrin Ilir Beqaj. Është si person i dyshuar për shpërdorim detyre në tenderin për këto 2 tendera të lidhura, sterilizimi më vete dhe check up më vete", tha Rusta në emisionin 'Repolitix'.

Hetimi ka 4 muaj që është regjistuar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokuror. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 14/05/2022 12:30

    ."...dhe Tarja germoi...germoi dhe germoi...dhe...kockat e qenit te ngordhur gjeti"Histori e bukur kjo e Tares.E paharuar do te mbetet.

    Përgjigju
  • Rustemi: 12/05/2022 03:38

    Hajt pushka top dhe mbase ja numeroni dores se djathte te korrupsionit te Rames.

    Përgjigju
  • aldo: 12/05/2022 02:38

    ky mbeturine njerzore duhet te ishte ne burg prej kohesh. ska nevoje ti hyjne thelle, mjafton vetem ti shkojne deri ne siperfaqe "puneve" qe ka bere kur ishte minister sidomos ne farmaceutike duke shkaktuar deme tek qytetaret dhe bisneset, sduhet ta linte qeline pa nje 15tshe te thate. Le me tutje te vijonin tek tendrat e spitaleve e deri tek lejet e antenave te telefonise 5G mbi pallate ku banojne qytetare...

    Përgjigju
  • Gezim: 11/05/2022 23:26

    Ilir Beqaj ka dosjen ne spak mbi 6 muaj dhe ka kontaktuar me prokurorin e qeshtjes ervin kondili. Spak te nisi hetimet per prokurorin perse e ka zgjatur kaq shume, a eshte takuar ervin kondili me ilir beqajn dhe genti ibrahimin. Per kete ka dijeni edhe vete kryeministri rama. Kryeministri rama te thote se qka i ka treguar ilir beqaj per prokurorin dhe qfare pazari eshte bere. Mes kesaj eshte edhe arben kraja qe ka miratuar veprimet e ervin kondilit

    Përgjigju
    • Turi: 12/05/2022 08:56

      Kot qenka Sala qytetar dixhital. Ti qenke fuks e kalec i kategoris 1. pse nuk i ben konkurrence Salehut e hap nje qytetare dixhitale dhe ti?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton