SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! Lidhjet me ‘Delta Pharma’ e fondet e SASPAC, i kontrollohet banesa

TIRANË- Ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, SPAK po bën një hetim të thellë pasuror. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’ ka tentuar të fshehë pasurinë.

Në një prononcim për gazetarët, vetë Beqaj kur doli nga SPAK mohoi lidhjet.

“Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh po përballem me këto çështje dhe jam i hapur ndaj drejtësisë”- u shpreh Beqaj sot reth orës 15:00.

Burime bëjnë me dije se në verifikim janë transaksione që shkojnë deri në 2.8 milionë euro. Prej të enjtes, (28 dhjetor 2023) me kërkesë të prokuroreve të posaçëm Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko, të cilët kanë nën hetim edhe koncesionin e Check Up,  janë duke u ushtruar kontrolle të imtësishme në godinat e 'Delta Pharma", kompania Avicena dhe farmacitë ‘Ditë e Natë’, edhe këto në pronësi të ‘Delta Holding’. Po ashtu kontrolle janë ushtuar edhe te firma 'Delta Med' dhe restorant 'Gzona'.

Kompania Delta Pharma dyshohet se është një prej fituesve më të mëdhenj të tenderave të ilaçeve në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj, të cilat janë në verifikim.

'Delta Holding' është në pronësi të Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili. Është pikërisht Eduard Curraj, i cili nga verifikimet e bëra nga Report Tv rezulton se ka qenë pronari fundor i kompanisë kompaninë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, e krijuar në vitin 2019 nga bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj.

Hetimi për fondet e SASPAC dhe kontrolli i banesave
Teksa u paraqit edhe këtë të premte (29 dhjetor 2023) para oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” caktuar në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit, Beqaj zbuloi edhe një hetim tjetër. 

“Së pari SASPAC nuk menaxhon fondet e huaja, nuk bën tendera, koordinon financimet e huaja për qeverinë. S”- shtoi ish-ministri.

Report Tv mësoi se bëhet fjalë për një hetim paralel të prokurores së posaçme Kaçkini për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) ku Beqaj ishte drejtor. 

SPAK ka dyshime për 'korrupsion' dhe 'shpërdorim detyre' të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll në banesën e ish ministrit ku dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Për këtë hetim, SPAK ka siguruar edhe përgjime ambientale dhe telefonike. 

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e Arben Danit (shofer i Beqajt), dhe Ermal Kurtulajt, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAC, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës.
Gjithashtu janë kontrolluar firma "Delta Med" dhe restoran Gzona" në pronësi të njërit prej anëtarëve të SASPAC. 

Ermal Yezeiraj avokati i ish-ministrit pranoi se Beqajt i janë sekuestruar telefonat kompjuterë dhe dokumente. Ndërsa sa i takon lidhjes së Beqajt me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacie ‘Ditë e Natë’, avokati nuk pranoi të komentonte duke thënë se një çështje e tillë i takon organit të akuzës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Hetimet e SPAK ndaj institucionit që drejtohej nga Ilir Beqaj, kur u krijua ‘SASPAC’ dhe çfarë roli ka?

1703882741_saspak.JPG

Sot Report Tv mësoi se SPAK ka nisur një hetim edhe për dyshimet për abuzim të fondeve të huaja në Agjencinë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) gjatë kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Ilir Beqaj.

Deri më tani mësohet se nën hetim është anëtari i kësaj Agjencie, Ermal Kurtulaj, të cilit i është kontrolluar edhe banesa. Lidhur me këtë hetim, i është kontrolluar banesa edhe ish-ministrit Ilir Beqaj, shoferit të tij Arben Dani, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës, administrator të biznesit që drejton gruaja e Ilir Beqajt. 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe e mbajti atë deri në nëntor të këtij viti kur u dorëhoq pasi SPAK nisi hetimet ndaj tij për shkeljet me koncesionin e Sterilizimit.

Krijimi i kësaj agjencie u firmos në 29 tetor të vitit 2022 me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por cili është roli i SASPAC?

Kjo agjenci ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore, asistimin e strukturave vendimmarrëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) dhe monitorimin e zbatimin e saj, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHI-në, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, koordinimin e procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar, ofrimin e mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe projekteve zhvillimore.

Ndër përgjegjësitë e agjencisë së re është edhe mbështetja e ministrisë përgjegjëse për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe misionet diplomatike në koordinimin e punës së tyre me donatorët e huaj. Formati dhe procedura e mbështetjes dhe koordinimit përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

SASPAC, po ashtu, mbështet Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE dhe të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Formati dhe procedura e mbështetjes dhe koordinimit përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

Ora 19:51
Hetimet e SPAK, përveç Beqajt zbardhen edhe emrat e personave të tjerë të cilëve u janë kontrolluar banesat

Report Tv e shqiptarja.com ka mësuar emrat e disa personave të tjerë ndaj të cilëve agjentët e BKH me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve që po bëhen për abuzim me fondet e huaja të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) në krye të së cilës ka qenë Ilir Beqaj nga nëntori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023.

Mësohet se janë kontrolluar banesat e Arben Danit (shofer i Beqajt), Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës. Ermal Kurtulaj,  me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

Gjithashtu janë kontrolluar firma "Delta Med" dhe restoran Gzona" në pronësi të njërit prej anëtarëve të SASPAC. Dyshohet se hetimi po bëhet për pastrim parash, të cilat investoheshin në këto prona të cilat gjithashtu janë kontrolluar nga SPAK. 

Ora 16:00
Kontrollet në banesën e Beqajt, avokati: I janë sekuestruar telefona, kompjuterë e dokument, janë hetime ndaj një personi tjetër

Ermal Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera që janë kontrolluar.

“Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen.

Janë disa çështje që prekin Ilir Beqajn. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për sa i përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.

I pyetur se çfarë lidhje ka Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, avokati nuk komentoi, ndërsa tha se kjo çështje i takon organit të akuzës.

“Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente”, tha avokati.

Avokati tha se kontrollet janë pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër, ndërsa thotë se Beqajt nuk i është komunikuar statusi i personit në hetim. Ai tha se organi i akuzës ka në dorë përgjime ambientale dhe telefonike, por pa dhënë shumë detaje.

Avokati: Po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht dhe unë do isha njoftuar. Po deri tani nuk jam njoftuar.

Kush është personi tjetër për të cilin kanë nisur hetimet?

Avokati: Këtë nuk mund ta them, por ekziston një person tjetër që është në hetim. Vendimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike.

A janë sekuestruar dokumente shkresore dhe kompjuterë te shtëpia e Beqaj?

Tek të gjithë personat janë sekuestruar celularë, kompjuterë, usb, dokumente. Ilir Beqaj është pa telefon? Për të gjithë personat. Vetëm të Beqajt, apo edhe të bashkëshortes? Të të gjithëve, rregulli është që kudo kur futesh për kontroll banese normalisht për gjithë personat, jo vetëm Beqaj, sekuestrohet çdo lloj telefoni, çdo lloj pajisje elektronike, sepse mendohet që kjo i shërben hetimit.

I pyetur nëse janë ushtruar kontrolle te agjencia SASPAC, avokati tha se nuk ishte në dijeni.

Ora 15:13
Kontrollet në shtëpi dhe lidhja me ‘Delta Pharma’, Beqaj: Pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër! S’kam interes ndaj kompanive farmaceutike

Ish-ministri i Shëndetësisë mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë interes financiar sa i takon sipërmarrjeve farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër.

“Së pari SASPAC nuk menaxhon fondet e huaja, nuk bën tendera, koordinon financimet e huaja për qeverinë. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën e bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate në procesin e një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër”- tha Beqaj.

Ora 14:03
SPAK heton Ilir Beqajn, gruaja e ish- ministrit shiti aksionet 15 mijë lekë! Si përfundoi kompania në dorë të Eduard Currajt pronar i 'Delta Pharma'

 Në hetime nga SPAK është vënë edhe bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Znj. Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes.

Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding. 

Nga dokumentet e QKB-së dhe të dhënave në Open Data Albania rezulton se “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, ishte themeluar më datë 23 Janar 2019 nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, secili zotërues për 50% të kapitalit. 

Një muaj më vonë, Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, ortaku Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Pjesmarrja në kapital paraqitet: Arti Malaj 85% dhe Adriana Beqaj 15%.

Një vit më vonë, 26.02.2020 gruaja e ish-ministrit shet dhe 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja ose 150 mijë lekë të vjetra.

Pra, Adriana Beqaj pasi vendosi të dhuronte 35% të aksioneve pa para, kurse një vit më pas shiti dhe pjesën e mbetur prej 15%. Ortak i vetëm i kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit. Më pas në skenë del Eduard Curraj i cili është dhe pronari i Delta Pharma.

Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12.08.2021, vendos të shesë 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Pra përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, është dhe sot Eduard Curraj, pronari i kompanisë farmaceutike që dje u bastis nga agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit.

Ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’. Bëhet fjalë për miliona euro medikamente të blera për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë. 

(Ekstrakt historik i regjistrit tregtar për ‘Albanian Food and Hospitality)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhukovi: 30/12/2023 22:07

    Ironia me e madhe eshte kur del dhe e mbron gjatauku tjeter qe e di shume mire cfare vjedhjesh jane bere nga mamuthi Beqaj

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 30/12/2023 10:31

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken neurologe ne shkoder Dhurata Uruci per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarimi pasurise, modifikon diagnozat per kempe, kujdes mjekja ka dy fytyra ketej qesh e andej te vret. Te hetohet per pasuri 900 milion lek cash ne shtepi 3 makina.

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/12/2023 10:20

    Ska me fytyre te keqe me negative e me skuth se ky vemje. Duhet te bej disa vite burg te mira

    Përgjigju
  • Vitiri: 30/12/2023 08:20

    Nuk do dali asgje per Beqajn, sepse ai eshte njeri i ndershem. Beqajnka punuar shume dhe me ndershmeri te larte. Ai eshte ministri me i ndershem i qeverive Rama. I bien kot me qafe.

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2023 01:17

    Nga qe investimet e tenderat e shtetit shikohen si mall i te gjitheve e mall pa zot,hajdutet e tyre i ke ne rradhe si te varferit perpara mensave sociale per nje pjate supe,kurse keta i ke ne rradhe per te vjedhur!

    Përgjigju
  • Emigrant 2017: 30/12/2023 01:07

    Mos u ngopshit nga cdo krah I politikes PS PD LSI &Co Nga ju pragqira kan ikur nga syt kembet qindra mijera Shqiptar neper bote. Zoti jua dhent ku tju dhembi me shume!!!

    Përgjigju
  • spaki: 29/12/2023 22:47

    Po pse se arreston Spaku kete se kuptoj pse ka frike ta arrestoj?!!!

    Përgjigju
  • Kujtim Llapi: 29/12/2023 22:30

    Kur Shalsi tha do vjedhim me lezet ne ate kohe nuk e morret seriozisht ju lugeter.tani ikni ne burg

    Përgjigju
  • Alb: 29/12/2023 22:13

    Ku vjell i malli po i vogli?

    Përgjigju
  • velo: 29/12/2023 22:05

    Turp te keni o ndyresia qe besimin qe ju dha Rama e kthyhet ne hajduteri,drejtesia duhet ti nxjeri uje te zi ketyre ceshtjeve se cdo ber varet nga kembet e veta dhe pergjegjesia eshte individuale jo si ne kohen e Sali non grates qe ministrat e tije vodhen e vrane dhe asnje nuk u denua.

    Përgjigju
    • Partizani: 30/12/2023 08:16

      Velo, po ti nuk paske rjedhur por pjerdhur

    • Drilon: 30/12/2023 02:07

      Besimin qe ju dha Rama? Çfare fle o Velo...Rama ka vjedhur me ta. Rama e ka ditur edhe per Ahmetaj qe po vidhte... po e lejoj te kargohej. Çdo kryeminister e din qe kush po vjedh sepse ai i ka vet hajdutet ne dore.

  • Genci: 29/12/2023 21:40

    https://hgs.uhb.nhs.uk/foi-4172-sterilisation-of-surgical-instruments/ Përse merret SPAK me mua bën të habiturin Beqja. Klikoje linkun o mafioz. 16 deri në 42 pound kushtonte sterilizimi në një spital në Angli në kohën e PPP tënde. 3-4 mijë lek të vjetra bënte në Shqipëri deri në atë moment. 260- 370 mijë lek për çdo sterilizim ju rrjep shqiptarëve prej shtatë vitesh PPP e famshme e basketbollistëve ku për sipërmarrës kanë vënë një prestanome Rrapaj, njësoj si ai Mërtiri i inceneratorëve

    Përgjigju
  • Pemet: 29/12/2023 21:03

    Tahiri ha kumblla; Koka molle; Taulanti rrush; Erjoni fiq; Beqaj dardhe, e keshtu me radhe. Sa pemishte te mire e plot me bereqet paske mbjelle e rritur mor shoku Rama, per ideal! Dhe sa keq na vjen qe zotrote ja ashtu kercu ngele si peme qe peme nuk leshon.... ca ha ti mer lal....

    Përgjigju
    • Plantacionet ne Delvine: 29/12/2023 22:25

      Beqaj ha manderina

  • Zullumi trashur: 29/12/2023 20:28

    Jeni bere aq te peshtire qe nuk e keni idene o zullumqare.Ne cdo institucion fryheni sikur keni jete njeriu ne dore mor maskarenj qe po e lodhni kete popull.Mos befshi hajer qelbesira

    Përgjigju
  • Qazimmulleti: 29/12/2023 20:01

    Dmth doli edhe pula e detit e qeverise per festat e 2024. Pula e paska emrin Ilir Beqja. Sikur nuk e kupton pupulli qe kete e hodhi vete ne shinat e trenit Rama me shpetu koken e tij. Por do e zeri mallkimi edhe Ramazonin

    Përgjigju
  • xXx: 29/12/2023 18:30

    Suksese si familje...

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/12/2023 17:04

    Unè kam njè pyetje tè vetme, mbase thjesht kèshtu si kuriozitet. A ka ndonjè ministèr tè kabinetit tè Ramès, kryebashkiak tè partisè sè tij PS, qè nuk èshtè dènuar me vendim gjykate, èshtè duke u gjykuar apo èshtè nèn hetim pèr vjedhje apo abuzim financiar me fondet?

    Përgjigju
    • @Gjergji: 30/12/2023 10:36

      Malltezit nuk do i kishte rene asnje more ne tulle pa ndihmen e Berishes jo me dardhe e molle. Problemi qendron se populli nuk shikon zgjidhje tjeter, o njerin o tjetrin. Nuk votojne nje tr trete qe ta provojne, ju vjen mire vetem kur jua fusin keta.

    • @@Gjergji: 30/12/2023 09:41

      Nuk paskan lènè asnjè kokèrr dardhè, fik apo mollè e rrush, tu bjerè nè dorè tè tjerève, shkurt e shqip, e paskan bèrè Shqipèrinè tè tyren, me çdo "dokument shtetèror" qè vèrteton "pronèsinè"?. Unè personalisht, jam i mendimit qè ai Malltezi, dhèndri i Berishès qè ishte aq i pasionuar pas dardhave dhe fiqve tek kompleksi partizani dhe ish fusha e aviacionit, pa "gjumin" e Berishès, nuk do i kish rènè asnjè kokèrr nè dorè, ndaj dhe SPAK ka plotèsisht tè drejtèn dhe detyrimin ligjor, ta çojè hajdutèrinè tek i zoti. Me kètè logjikè kèshtu, "gjumi", nuk tè shpètoka nga pèrgjegjèsia, apo jo?

    • @Gjergji: 29/12/2023 21:03

      Jo nuk ka! E ku qendron problemi ketu? Kane ngrene dardha, rrush, fiq dhe genjtenja pa dijenin e ti. Ai ka qene ne gjume ose duke bere piktura. Nuk e ka patur mendjen te qeverise si kryeminister.

  • ben ahmetaj.: 29/12/2023 16:10

    ja qe paska hajdut 2 m te gjate...

    Përgjigju
  • Arben: 29/12/2023 14:25

    Kaq frike ka SPAK nga Saliu sa detyrohet te beje kesi lojerash ndaj te majteve vetem per tu justifikuar sikur nuk ka gje kunder opozites? Shume poshte po bie SPAK nga presionet qe ben opozita e Saliut! Turp!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/12/2023 13:22

    EdviniOLSIT e flaku me ne fund letren beqehigjenike ashtu siç flaku tahirSajmirin alias sajeqorrin e salehut efekti domino filloj me salehsalospirin e Beograd-Athines...ME KËMBË TË MBARË E SA ME PARE ME PAGUREN E SHURRES NEN KOKE PASI TU MERRET PASURIA E GRABITUR KETYRE MAFIOZEVE,VRASES E SHKATERRIMTARE TE SHQIPERISE.

    Përgjigju
  • Ton: 29/12/2023 13:14

    Ne burg Ilir Beqaj. Sakrificat e shqiptareve per te blere ilaçe te mallkojne ty, o mafioz e hajdut qe s’ngopesh kurre. Ti e ke vendin ne Burgun e Reçit!

    Përgjigju
  • Gripi: 29/12/2023 13:00

    Serioziteti i Spak dhe Gjkko cenohet nese per Beqajn dhe gruan e tij nuk leshohen dhe ekzekutohen urdher arestet. Boll e sollet verdalle, goditeni njelloj si Ahmetajn se jane te nje kalibri korupsioni. Mbas ketij keni mamuthin Tit Vasili me Megafarma dhe rrjetin Orange.

    Përgjigju
  • Erik: 29/12/2023 12:55

    Uroj t'i humbasesh te gjitha, perveç burgut qe meriton. Legena qe s'u ngopet ndonjehere. Fajin e ka Rama qe ju beson e nuk ju kontrollon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion