TIRANË- Këtë të enjte, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u soll nga paraburgimi i Durrësit në SPAK në orën 10:00 të mëngjesit, aty ku mësohet se për 2 orë u pyet nga agjentët e BKH-së dhe prokurori Ols Dado, në prani të dy avokatëve të tij, Artur Selmani dhe Ermir Beta.
Burime, thonë për Report Tv, se Veliaj u vu në dijeni për hetimin e dytë që ka nisur ndaj tij për përdorimin e telefonit celular të një polici të paraburgimit të Durrësit, gjatë kohës që transportohej me makinën e burgjeve për të marrë pjesë në seancë në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.
Mbajtja e sendeve të ndaluara në burg, është vepra penale me të cilën SPAK po e përball, referuar faktit se edhe furgoni i policisë së burgjeve për personat me masë sigurie arrest në burg, konsiderohet me të njëjtat rregulla si qelia. E përdorimi i telefonit, është i ndaluar.
Burimet thonë se nga telefoni i policit të burgut, i cili gjithashtu është marrë në pyetje nga SPAK, kryebashkiaku ka bërë një telefonatë me bashkëshorten e tij, e cila është zbuluar pikërisht nga celulari i Ajola Xoxës i cili është vënë në përgjim.
Po këtë të enjte, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekurset e paraqitur nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa kundër kontrolleve më 24 dhjetor 2024, në kompaninë e vëllait të Veliajt dhe zyrën ligjore të bashkëshortes së tij, të lëna në fuqi edhe në Apelin e Posaçëm.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa në masë detyrim paraqitje edhe për akuzën e fshehjes së pasurisë është në hetim edhe bashkëshortja e tij. 5 biznesmenë akuzohen për korrupsion me masë detyrim paraqitje, ndërsa sipërmarrësi Elman Abule në "arrest shtëpie", i dyshuar edhe për pastrim parash.
SI.E./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.1%
-
Pak
12.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë
21 Mars, 15:34
-
Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin
21 Mars, 14:14
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Korrupsioni/ KE: Shqipëria bëri detyrat! Rama: Drejtësia si në 'epokën e gurit', marrje në pyetje pa audio e video! Valë tjetër reformash, vazhdojmë me hapjet e kapitujve
21 Mars, 12:42
-
Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet
21 Mars, 12:07
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
Ylli Pata: A mund të përçahet PS nga 'rasti Veliaj'?
20 Mars, 22:04
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01
-
Alibeaj në Report Tv: S'kemi financime, fushatën për ‘Djathtas për Zhvillim’ e bëj me pagën time! Ja pse vura në lista të mbyllura 2 vajzat e nënën, garancinë që u dhamë kandidatëve
20 Mars, 18:13
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50