Hetimet e SPAK për inceneratorët, zbulohen e-mailet në kompjuterin e Alqi Bllakos! Komunikonte vazhdimisht me Mirel Mërtirin

Disa email-e në kompjuterin e Alqi Bllakos evidentojnë komunikime të drejtpërdrejta të tij me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe pronarëve të tjerë të kompanive të inceneratorëve në skemën e tyre të mashtrimit. Email-et që konsiderohen komprometuese janë nga adresa private e Bllakos dhe kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Për hetuesit është konsideruar provë dhe në këtë mënyrë, përveç akzuzës për Fierin, Bllakos i është komunikuar akuzë edhe për Elbasanin. 

Sipas dosjes hetimore rezulton se vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e Ministrisë së Mjedisit, e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos, në atë kohë sekretar i ministrisë dhe më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private, nga ku i është dërguar Mirel Mërtirit dhe ky i fundit ia dërgon biznesmenit Klodian Zoto.

Nga sekuestrimi i kompjuterit të Alqi Bllakos, komunikimet nuk kanë lidhje vetëm me inceneratorët, por Alqi Bllako flet dhe për aktivitete private të kompanive të Mërtirit dhe Zotos. Bllako po hetohej vetëm për inceneratorin e Fierit, por ndërsa prokurori Klodian Braho ishte duke hetuar inceneratorin e Elbasanit, zbuloi prova që e implikojnë atë. Ndaj Bllakos rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Deri në datën 23 nëntor avokatët kanë kohë të ngrenë pretendime për dosjen e Elbasanit, e cila është kopsitur dhe pritet të shkoj në Gjykatë të Posaçme për të kaluar për gjykim.

Hetimet e SPAK zbuluan se 4 milionë euro të paguara për inceneratorin e Fierit për punë të pakryera asnjëherë. Ky incenerator i kushtoi shtetit një shifër prej 60 milion lekësh në skemën e mashtrimit. SPAK firmosi 11 urdhër-arreste nga Gjykata e Posaçme, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet u zbulua se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Sipas SPAK, është e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga Alqi Bllako, ndërsa Lefter Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ai njihet edhe si bashkëjetues i Stela Gugalljas. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, e kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Ashtu edhe si ish ministri Lefter Koka edhe Bllako akuzohet për të dy inceneratorët. ndërkohë 5 nga 11 e proceduesit të rinj për inceneratorin e Fierit pritet të dalin të premten para gjykatës për tu caktuar masa e sigurisë. Mes emrave për të cilët SPAK ka kërkuar masën arrest me burg janë edhe dy persona që kanë lidhje edhe me inceneratorin e Tirnanës. Bëhet fjalë për administoren Arjola Kodra dhe italianin Giuseppe Ciaffaglione . Ende nuk dihet roli i tyre në këtë aferë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faruk: 17/11/2022 16:38

    Klodian Mertiri, se Mirel eshte emer arti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut