Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço analizoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe domethënien e takimit me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Beci tha se SHBA kërkon të nxisë SPAK-un për të vijuar punën në goditjen e anëtarëve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar.
“Sa i përket nxitjes që duan të japin për investimin e tyre është normale. Duan të bëjnë gjithçka që të ketë një nxitje të kësaj reforme. U kujdes që në takim të ishte edhe GJK. Për t’i treguar shqiptarëve se reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK-u. Blinken qe i qartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe çuarja përballë drejtësisë e personave të krimit të organizuar ishte nxitje e drejtëpërdrejtë për të cuar para drejtësisë edhe zyrtarët e korruptuar”- u shpreh ai.
Sipas ish-prokurorit, pas vizitës së Blinken, do të ketë shumë dosje të nxehta dhe SPAK mund të godasë edhe mazhorancën.
“Besoj se do ketë shumë dosje të nxehta sepse me vizitën e sotme të Blinken, SPAK-ut i doli frika dhe do të godasë mazhorancën”- shtoi Beci.
Lajmi kryesor:
Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I 'theu hundët' Saliut, ngriti figurën e Ramës! Pas takimit me Dumanin do shohim nëse do ketë emra të tjerë ‘non-grata’
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?
18 Shkurt, 20:18
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, Apeli lë në fuqi dënimin më 3 vite burg për avokatin Arben Lena
18 Shkurt, 15:11
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18