Ka përfunduar me rezultatin 1:0 ndeshja midis Spanjës dhe Çekisë. Goli është shënuar në minutën e 87’ nga Gerard Pique me assist të Andres Iniesta.
 
Loja është dominuar nga skuadra spanjolle e cila gjatë 90 minutëshit ka humbur shumë raste për të shënuar. Ndërkohë që Çekia ka rrezikuar portën spanjolle në minutën e 90’ me një goditje të Vladimir Darida.