SPANJE - Tashmë një në katër persona në Spanjë janë aktualisht të papunë, dhe sipas Bashkimit Evropian pritet, që numri të rritet edhe më të lart.

Niveli i lartë i papunësisë “i pengon” konsumatorët të shpenzojnë, duke e çuar vendin në një recesion më të thellë që përkeqësohet gjithmonë e më shumë nga rritja e taksave dhe shkurtimeve buxhetore.
Shkalla e lartë e papunësisë dhe rënia e vazhdueshme e shpenzimeve të konsumatorëve po çon në një shterim të mundshme të shpresave për të kërkuar punë.

Kriza ekonomike ka prekur dhe sektorin e ndërtimit e cila ka çuar në një rënie dramatike të shitjeve të pasurive të patundshme me më shumë se 10 për qind në muajin e fundit të vitit të kaluar.
Niveli i papunësisë ka arritur shifrën prej 26 % e forcës punëtore duke prekur më shumë të rijntë.
Kjo shifër është konsideruar nga analistët si norma më e lartë se në Shtetet e Bashkuara gjatë kulmit të depresionit të madh në vitet 30.

Ekonomistët thonë se deri në gjysmë milion njerëz mund të emigrojnë këtë vit, sidomos të rijntë e sapo diplomuar në univeristete.

Këtë muaj Komisioni Evropian parashikon se norma e Spanjës papunësisë do të rritet edhe më e lartë për 27 për qind deri në fund të këtij viti.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)