Protestuesit mbanin në duar flamuj dhe parulla ku shkruhej se “qeveria synon të shkatërrojë vendin”. Në shenjë zemërimi protestuesit nisën tu binin dhe bilbilave. Shumë prej protestuesve shprehen se shkurtimet e parashikuara nga qeveria nuk sjellin ndonjë zgjidhje për krizën dhe se nuk është sektori publik ai që ka shkaktuar këtë krizë.
Protestuesit shprehen kundër reduktimit të pagave, rritjes së orarit në pune, reduktimit të shpërblimeve.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga kriza në Eurozonë dhe me nivelin më të lartë të papunësisë. Kryeministri Rahoi ka deklaruar se qeveria synon të shkurtojë 65 miliardë euro përmes reformave të reja dhe masave shtrënguese me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza.
(ns/Shqiptarja.com)