Spanjë, Real Madrid blindon
Iscon për 5 vitet e arshshme

Spanjë, Real Madrid blindon<br />Iscon për 5 vitet e arshshme
Ylli i skuadrës së Realit të Madridit, Isco ka rinovuar kontratën me “Los Blankos” deri në 30 qershor 2022.
 
Skuadra mbretërore e Realit të Madridit ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me spanjollin e talentuar Isco, rinovimi i kontratës do jetë për 5 vite, ku shërbimet e këtij lojtari do i ketë në dispozicion skuadra mbretërore e Realit.
 
Me Realin e Madridit  ka firmosur dhe braziliani Marcelo, ndërsa ditën e  nesërme pritet që Isco të dalë në një konferencë për mediat  për të sqaruar rreth vazhdimit të kontratës me Realin e Madridit.
 
 
Kontrata e Iscos do mbaronte në qershor të 2018, ku duhet cilësuar se lojtari ka patur kërkesa nga klubet evropiane, përfshirë këtu dhe katalanasit e Barcelonës.
 
Paraqitja e tij në kampionatin spanjoll, ka fituar zemrat e shumë tifozëve, por siç duket ka fitur dhe besimin e trajnerit, Zinedine Zidane.
 
Spanjolli Isco do të ketë një klauzolë lirimi për vlerën rreth 700 milionë euro, ndërsa vlera që ai do të fitojë shkon në gjashtë milionë euro në sezon.
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool