Spanjë, shkrimtarja meksikane Elena
Poniatowska merr çmimin Cervantes

Spanjë, shkrimtarja meksikane Elena<br />Poniatowska merr çmimin Cervantes
MADRID - Shkrimtarja meksikane dhe gazetarja Elena Poniatoëska është nderuar me çmimin më të rëndësishëm për letërsi në gjuhën spanjolle, çmimin Cervantes. Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i jep çmimin Poniatowska-s në moshën 81 vjeçare.
 
Ajo bëhet e katërta femër që e fiton këtë çmim gjatë një kohe katër dekadëshe.
 
Shkrimet e saj dallohen me hulumtimet e padrejtësisë shoqërore në Meksikë, siç ishte njëra ndër punët e saj më të mira për Masakrën e Meksikës, që rrëfen për vrasjen e qindra studentëve nga ushtria në vitin 1968.
 
Ajo gjithashtu shkroi për pasojat e tërmetit të vitit 1985, kur vdiqën mbi 10 mijë njerëz për shkak të neglizhencës qeveritare. Sipas BBC, në fjalimin e saj ajo përkujtoi shkrimtarin e ndjerë, Gabriel Garcia Marquez, si dhe iu referua mullinjve të erës të Don Kishotit, veprës së Miguel de Cervantes.
 
“Jam një shkrimtare që s’mund të flas më për mullinjtë e erës, sepse ata nuk e ekzistojnë më. Por unë flas për ata nomadë të përulur të cilit e krijojnë vetë fatin e tyre dhe i besojnë një shkrimtareje impulsive për të treguar historinë e tyre“, ka thënë Poniatoëska.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit