SPANJË- Shqiptarja Lina Bibaj ka përjetuar makth të tmerrshëm, të martën paradite, kur hajduti hyri në shtëpinë e saj në San Pablo të Spanjës.

Keqbërësi, 22 vjeç, në mungesë të burrit të shtëpisë, e rrahu dhe e lidhi shqiptaren, teksa ishte me djalin vetëm 9 vjeç dhe madje i kërkoi ti gatuante diçka, teksa pinte cigare.

Qëndroi gjithë natën në shtëpi, mori disa lekë dhe 5 valixhe e në orën 7 të mëngjesit u largua. Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes kur një hajdut hyri në shtëpi dhe e mbajti peng deri në agim. Lina, 46 vjeçe erdhi nga Shqipëria, në qytetin e San Pablos të Spanjës.

Ajo ecte në kuzhinë, kur pa te posta e shtëpinë hajdutin që mbante  në dorë një sëpatë dhe një hanxhar.

“ Ne kemi luftuar derisa ai më shtyu dhe ma tha të largohesha”- kujton gruaja . Fëmija 9-vjeçar, mbeti duke qarë në korridor . Për policinë ai rrëfen se “Unë, para pak ditësh, u pagova 2.000 lucas, për një punë dhe hajduti mi kërkoi mua”. Ndërkaq, Lina, dëshpërimisht i dorëzoi hajdutit kuletën me 765 dollarë, por ai kërkonte më tepër. Në rrëfimin e saj, shqiptarja thotë se “Djali i ofroi edhe kursimet e kolegjit, por si përgjigje kishte marrë frazën e hajdutit “faleminderit, por jam njeri me kode, sepse kam vrarë një herë një djalë 8 vjeç dhe nuk e përsësis më”.

Më tej mankthi s’kishte të mbaruar, deri kur hajduti kishte ngarkuar çdo gjë në 5 valixhe, ku përfshiheshin një kompjuter, mjete të burrit, DVD, 3 celularë, shumë rroba, të gjitha ilaçet, etj.

Por më e tmerrshmja do të vinte më vonë pasi hajduti u ul të pinte cigare dhe i kërki gruas të gatuante diçka se e kishte marrë uria. "Gjithë kohës ka thënë fjalë të këqija "- kujton djali 9-vjeçar , ende i frikësuar. Në orën 07.00, kur dielli kishte lindur, hajduti doli nga mbrapa shtëpisë. Lina thotë se të tjerë e prisnin jashtë. Para se të largohej, ai i’u betua gruas se do ta vriste atë dhe djalin, nëse  hapte gojë. Oficeri Diego López Ávila tha se autori 22 vjeç, u kap 2 blloqe larg vendit.
 
  Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)