Spanjë sulmuese në Shkodër
ndaj Kombëtares kuqezi
Spanja që do të prezantohet të Enjten në “Juventus Stadium” për ndeshjen kundër Italisë, nuk do të ngjajë aspak me atë që pritet të zbresë në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” të Dielën në mbrëmje.
Spanja që do të prezantohet të Enjten në “Juventus Stadium” për ndeshjen kundër Italisë, nuk do të ngjajë aspak me atë që pritet të zbresë në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” të Dielën në mbrëmje.
Sipas të përditshmes “Marca” që analizon momentin e skuadrës La Roja dhe skemën që do të përdorë Lopetegue në këto dy sfida, ekipi iberik do të shfaqë dy fytyra në ndeshjet më të rëndësishme të fazës së parë.
Për të kaluar skuadrën e Venturas, Lopetegui do ta bazojë lojën e tij nga krahët me dyshen Carvajal- Jordi Alba, ndërsa në sulm, balotazhi Morata-Diego Costa mbetet i hapur. Në këtë mënyrë, Spanja mund të forcojë krahët për të përfituar edhe nga pikat e dobëta të Italisë. Një tjetër risi mund të jetë rikthimi i Iniestas në mesfushë me ngjeshjen e skuadrës në këtë repart ku pritet të luajnë 5 lojtarë.
Ndryshe nga Italia, Spanja në Shqipëri mund të preferojë të zgjedhë Thiago Alcantaran në mesfushë, ndërsa në mbrojtje, Sergio Ramos e Pique janë dy emrat më të sigurt pasi në krahë Lopetegui do të kërkojë gjithashtu zgjidhje të reja.
Përsa i përket sulmit, në Shkodër, me shumë mundësi, iberikët do të kërkojnë të sulmojnë më shumë dhe ta mbyllin ndeshjen sa më shpejt prandaj ndryshe nga 4-5-1 i Italisë, 3 ditë më pas Lopetegui mund të prezantojë modulin 4-4-2 me dy qëndërsulmues.
Kandidaturat janë po atë, Moratta e Diego Costa, por nuk përjashtohet mundësia që njëri prej tyre të ulet në stol dhe trajneri të provojë alternativa të tjera. E sigurt është që Spanja e Torinos nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të Shkodrës pasi Lopetegui është një trajner që i ndërtn skuadrat në bazë të karakteristikave të kundërshtarit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet të nisë protesta/ Policia stacionon fikëset e zjarrit pranë kryeministrisë! Gati për të ndërhyrë
7 Tetor, 18:05
-
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
7 Tetor, 18:05
-
VIDEO/ Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 18:04
-
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
7 Tetor, 18:03
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)
7 Tetor, 17:52
-
Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD (VIDEO)
7 Tetor, 17:51
-
Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
7 Tetor, 17:41
-
VIDEO/Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
7 Tetor, 17:36
-
‘Pakti për vdekjen e Universitetit', protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 17:27
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
FOTOLAJM/ 'Lironi deputetin Salianji!' Militantët nisin të mblidhen tek selia e PD-së, shikoni çfarë ndodh
7 Tetor, 17:23