Spanja dhe Italia, Panucci:
Dua 11-të luanë në fushë

Spanja dhe Italia, Panucci:<br />Dua 11-të luanë në fushë
“Dua 11-të luanë në fushë, ndaj Spanjës dhe Italisë të marrim rezultat për imazhin e Shqipërisë”, kështu ka deklaruar trajneri Cristian Panucci në konferencën për shtyp ku ka prezantuar dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë. "Në këto dy ndeshje dua 11 luanë në fushë, do provojmë të japim maksimumin dhe të marrim pikë pasi janë ndeshje të rëndësishme edhe për imazhin e Shqipërisë.Të luash mirë ndaj Spanjës është e vështirë dhe ne duhet të kemi kujdes në çdo detaj, të japim maksimumin dhe të luajmë me kurajo. Xhaka dhe Cikalleshi janë lojtarë të rëndësishëm. Unë i sëmurë jam pas ekipit Kombëtar nuk më intereson as Italia", u shpreh Panucci. 

Tek "Furitë e Kuqe" për shkak dëmtimesh do mungojnë Iniesta, Morata dhe Carvajal. Kjo e gëzon Panuccin por megjithë yjet e tjerë që ka Spanja sërish gjumin nuk do ta bëjë të qetë. "Ata lojtarë që i mungojnë Spanjës janë të rëndësishëm dhe më vjen mirë që s’do i kem kundërshtarë por Spanja ka superlojtarë dhe kjo nuk do ndihet. Ne kemi pezullime si Mavrajn, Roshin e Kukelin por edhe tek iberikët është i pezulluar Busquets", tha ai.

Pavarësisht nga vështirësitë e kësaj sfide, trajneri italian paralajmëron se do tentojë të bëjë surprizën. "Eshtë një ndeshje historike. Ne duhet të jemi solidë në mbrojtje. Spanja është një ekip që luan shumë me topin dhe ne do përpiqemi që atëherë kur ta marrim të synojmë të godasim. Ne do tentojmë të arrijmë një rezultat të mirë. Respekt për të dy skuadrave por do të shkojmë për të bërë diçka ndaj të dy skuadrave. Nervozohem kur thonë që janë dy skuadra më të forta se ne. Nëse do të jenë më të fortë se ne do t'i jap dorën dhe do kthehemi në shtëpi. Jam duke i parë lojtarët për këto ndeshja dhe kam menduar të mbaj grupin historik të Kombëtares por i shoh të gjithë i kam të qartë lojtarët që ndjek në Shqipëri. Pas këtyre dy ndeshjeve nis një epokë e re. Por nëse mendoj se do të jetë dikush tjetër do të vijë në Kombëtare. Të luash mirë ndaj Spanjës është shumë e vështirë. Duhet shumë kujdes nga çdo detaj i vogël pasi ata e shfrytëzojnë shumë mirë. Natyrisht dua të luaj me kurajo dhe më pas le të humbin. Spanja është e fortë por në futboll mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh ai. 

Panucci e mbyll duke thënë se po vëzhgon edhe lojtarë nga Superliga por për këto ndeshje ka vendosur të këtë grupin historik. Spanjë-Shqipëri do luhet të premten në stadiumin Rico Perez në Alicante.

Pse riktheva në kombëtare Xhakën dhe Kaçen
Trajneri i kombëtares kuqezi, Panucci ka shpjeguar përpara mediave pse riktheu në ekip mesfushorët Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe, të cilët prej një kohe të gjatë u lënë jashtë kombëtares nga Gianni De Biasi.

"Për Cikalleshin dhe Xhakën nuk e kam thënë asnjëherë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka ka kërkuar ndjesë disa herë. Ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe tashmë do të rikthehet në grup. Cikalleshi nuk respektoi oraret, qëndroi në shpi dhe ai tashmë është pjesë e grupit. Ata janë dy futbollistë shumë të mirë, dhe kërkoj që të na japin një dorë më shumë në ecurin tonë".

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool