Në garën e notit 4x100 metra ekipi i Francës ka arritur të triumfojë duke mposhtur një rival të fortë si SHBA që kishte në brendësi dy emra mjaft të njohur si Majkëll Felps dhe Lockute. Francezët shfaqën aftësitë e tyre më të mira duke përfunuduar të parët në finish. Në vendin e dytë është pozicionuar në pod ekipi i SHBA-ve. Kjo është edhe medalja e parë e Majkëll Felps në Lojërat Olimpike të Londërs. Ryan Lochte është fytyra e re e notit amerikan në Londër 2012, i cili aktualisht ka grumbulluar dy medalje. Në vendin e tretë është rënditur ekipi Rus duke lënë në hije australianët që pretendonin zonën e medaljeve.

Skermë
Në disiplinën e skermës finalja midis hungarezit Aron Szilagyi dhe italianit Diego Occhiuzzi ka dhuruar shumë emocione për të pranishëmit në stadium që e kanë ndjekur nga afër. Në fund ka fituar hungarezi Aron Szilagyi me rezultatin 15-8.

Basketboll
Ashtu sikur pritej “Dream Team” nuk ka zhëgnyer aspak duke fituar me rezultatin e pastër 98-71 përballë ekipit francez, Amerikanët kanë dominuar të katër periodat e ndeshjes duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren. Për ekipin e amerikës ka spikatur Kevin Durant, i cili ka shënuar 22 pikë. Ekipi i basketbollit të SHBA shikohet si fitues i Lojëtave Olimpike në Londër.

Not i sinkronizuar
Dyshja e ekipit kinez He zi dhe Ëu Minixa kanë shkëlqyer në disiplinën e notit të sinkronizuar në tre metra lartësi. Aziatikët kanë fituar medaljen e arta duke justifikuar të gjitha pritshëmritë. Kinezët në këtë kategori nuk kanë kundërshtarë, pasi kanë dominuar pothuajse në të gjitha Lojërat Olimpike. Në vendin e dytë dhe të tretë u rënditën dy ekipe amerikane, përkatësisht Brayant/xhonson dhe Abel/Hiemens.

Futboll
Surpriza e Lojërave Olimpike ka qënë eleminumi i ekipit të Spanjës, që aktualisht është kampione e Botës. Spanja u eleminua pas humbjes surpriza nga Hondurasi, me rezultatin 0-1. Në fund spanjollët kanë akuzuar arbitrin për gjykim tendencioz. Me këtë rezultat, Spanja u rendit e fundit në grupin D. Ndërsa Brazili ka fituar me Bjellorusinë duke kaluar në cerekfinale. Për Seleçaon ka spikatur Neymar, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjen, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Pato dhe Oskar.


(d.b/shqiptarja.com)