Spanja është finalistja e parë e kampionatit Europian të futbollit pasi mundi Portugalinë me rezultatin 4-2 nga pika e bardhë e penalltive. Pas 120’ minutave të ndeshjes që kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, spanjollët kanë që më të saktë nga penalltitë, falë edhe portierit Iker Kasijas që ka ndalur dy penallti të luzitanëve.
Pjsea e parë
Portugalia ka zbritur në fushë me skemën 4-1-2-3 duke i dhënë prioritet sulmit, ndërsa Spanja është kundërpërgjigjur me skemën 4-3-3. Tekniku iberik Vincente Del Boske ka vendosur ndryshe nga ndeshjet e zhvilluara deri më tani për të futur në formacionin e parë Alvaro Negredon dhe lënë jashtë formacionit Cesk Fabregas. Në 45’ minutat e para ka dominuar një ritëm i lartë nga të dy ekipet me sulme të shpejta dhe raste pa fund për të shënuar, por gjithçka ka përfunduar me rrjeta të pa prekura. Rastin e parë për të kaluar në avantazh e ka pasur Spanja me David Silvën në minutat e para por topi i goditur prej tij ka përfunduar sipër traut të portës së mbrojtur nga Rui Patricio. Kristiano Ronaldo në formën e tij më të mirë përgjigjet me një predhë nga distanca duke vënë në provë Kasijasin, kolegun e tij te ekipi i Realit të Madridit. Lufta për topin e parë bëhet shumë e fortë ne mezin e fuhsës, aty ku Spanja ka armën e saj më të fortë, por portugezët ja kanë dalë me sukses duke mbyllur me kujdes të gjitha hapësirat. Në minutat e fundit të pjesës së parë vlejnë të theksohen dy rastet e Ronaldos pas inkursioneve të shpejta nga krahët, por dyshja e mbrojtjes iberike Ramos-Pike janë në gadishmëri duke neutralizuar luzitanin.
Pjesa e dytë
Pas pushimit futbollistët rikthehen në fushë më të freskët duke e nisur edhe njëherë aty ku e lanë në pjesën e parë me ritëm të lartë dhe grindë. Spanja është më konkrete në ndryshim me pjesën e parë duke rrezikuar seriozisht portën me mesfushën milionere, Xavi, Alonso dhe Iniesta zhvendosen të gjithë në kërkim të golit të avantazhit që do ti dërgonte në finalen e Kievit, por portieri Patricio është në ditën e tij më të mirë duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Del Boske vendos të ndyshoj, nxjerr Negredon, Silvën dhe Xavin dhe fut Fabregasin, Navas dhe Pedro, ndërsa Paulo Bento largon Oliveirën për Almeidën. Pas përfunimit të kohës së rregullut ekipet janë drejtuar në shtesë. Pjesa e parë e shtesës përfundoi vetëm me rast për Iniestën. Në pjesën e dytë ekipet rritën itensitetin pavarsisht lodhjes por nuk shmangën penalltitë.Nga pika e bardhë e penalltive Spanja shpallet kampione me rezultatin 4-2 me Iniestën , Ramos, Pike, Fabregas. Ndërsa Potugalia shënoi me Pepen dhe Nanin. Ronaldo nuk arriti të godasë penallti.
Spanja është finalistja e parë e kampionatit Europian të futbollit pasi mundi në gjysmëfinale Portugalinë nga pika e bardhë e penalltive me rezultatin 4-2. Sot do të mësohet finalistja e dytë midis Gjermanisë dhe Italisë.
/Shqiptarja.com