Itali nuk shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Kroacinë në ndeshjen e parë në grupin C. Andrea Pirlo në pjesën e parë dhe Mandukiç në të dytën kanë qënë protagonistët kryesorë të ndeshjes. Për “ axurrët” ky është barazimi i dytë pas atij me Spanjën në ndeshjen e parë, ndërsa Kroacia kryeson me katër pikë pas fitores me Irlandën. Kronika e ndeshjes ka parë protagonistë në fushë më shumë Italinë që sulmoi gjatë 90’ minutave pa pushim me Casanon dhe Balotelin, të mbështetur edhe nga Andrea Pirlo. Rastin e parë për të kaluar në avantazh të besuarit e Prandelit e kanë pasur me Balotelin në startin e ndeshjes, por “gardiani” kroat i ka thënë “jo”. Pas shumë tentativave të dështuara, Pirlo godet me armën e tij më të fortë, goditjet standarte duke shtangur ballkanasit. Avantazhin të kaltërit e kanë ruajtur me fanatizëm deri në minutën e 72’, pasi Mandukiç ka vulosur barazimin e ndeshjes. Pas golit të barazimit Italia e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira për të shënuar pasi Kroacia është vendosur e gjitha në mbrojtje të rezultatit.
Në ndeshjen tjetër të grupit Spanja ka bërë detyrën duke fituar përballë Irlandës me lehtësi me rezultatin 4-0. Përballja nuk ka pasur shumë histori, pasi në fushë kampionët e Europës dhe Botës kanë dominuar në çdo çep të saj. “La Roja” ka dërguar edhe katër herë sferën në rrjetë me autorë David Silën me një gjuajtje kalsi brenda zonës, dopietën e Torreit dhe në fund ka vendosur firmën e tij edhe Fabregas që është futur në fushë si zëvendësuses. Fitorja me Irlandën e ngjit spanjën në majën e klasifikimit sëbashku me Kroacinë me nga katër pikë secila. Ndeshja e fundit midis këtyre dy ekipeve do të vendosë se cila do të kalojë në vendin e parë në cerekfinale.

(d.b/shqiptarja.com)