Portugezi Cristiano Ronaldo thotë se Spanja, Gjermania e Holanda janë favorite për ta fituar Kampionatin Evropian këtë verë. Ky eveniment do të fillojë më 8 qershor dhe 27 vjeçari e sheh këtë treshe me mundësitë më të mëdha për të triumfuar në Ukrainë e Poloni.
“Spanja ka mundësi të mira. Por, edhe Gjermania e Holanda, pse jo edhe Italia. Tri të parat kanë mundësi më të mëdha”, theksoi futbollisti portugez për goal.com
Ai foli edhe për mundësitë e Portugalisë në ‘Euro 2012’. “Ne nuk kemi presion të madh. Presioni bie mbi Spanjën, Gjermaninë dhe Holandën, por jo edhe mbi Portugalinë. Ne do ta shijojmë këtë kompeticion, ta bëjmë më të mirën që mundemi dhe të shohim se çka do të ndodhë. Do të jetë mjaft e vështirë, por do të provojmë”, shtoi futbollisti i Real Madridit.
Grupin D, në të cilin bën pjesë Portugalia së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën, ish futbollisti i Manchester Unitedit e konsideron si më të vështirin. Por, CR7 beson se portugezët do ta kalojnë fazën e grupeve.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com