Spanja eliminohet nga kampionati botëror pas humbjes së dytë që pësoi nga Kili me rezultatin 2-0. ‘Furisë së Kuqe’ i ka mbetur vetëm emri i tillë, pasi në dy ndeshje pësoi 7 gola dhe shënoi vetëm 1 duke treguar një nivel mjaft të dobët. Kapitullimi erdhi më shpejt sesa ishte parashikuar duke sinjalizuar edhe mbylljen e ciklit. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e pastër 2-0 për ekipin e Kilit. Spanja dominoi 45’ e fraksionit të parë duke sulmuar pa pushim për të gjetur golin e avantazhit, por mungesa e qetësisë para portës nga gjendja e rënduar psikologjike dëmtoi kampionët e botës në fuqi.
David Silva, Iniesta, Alonso dhe Ramos humbën disa raste të pastra për të kaluar iberikët në avantazh. Ndërsa Kili bazohet te kundërsulmet, skemë e cila rezultoi mjaft e suksesshme, pasi gjetën golin e parë vetëm pas 20 minutash me Vargas duke mposhtur Casillas. Ndërsa në 2 minutat e fundit të ndeshjes kur ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Iniesta shkakton një faull që ekzekutohet nga Vidal, grushton Casillas në tentativën e parë ndërsa në të dytën gjuan Aranguiz duke ndalur sferën në rrjetë për herë të dytë dhe ngritur gjysmën e stadiumit në peshë.
Spanja detyrohet që të shkojë në pushimin e pjesëve me disavantazhin 2-0 duke rikthyer në skenë hijet e shkatërrimit me Holandën. Pjesën e dytë të sfidës, trajneri Vincente Del Boske e nis me dy ndryshime duke larguar Alonson dhe Diego Costën për Koken dhe sulmuesin Torres duke krijuar më shumë freski në mesfushë dhe në repartin e sulmit, teksa lodhja është më e ndjeshme se kurrë te iberikët, që nga minuta në minutë duket se pranojnë edhe dështimin e dytë dhe final nga Kupa e Botës.
Në fund Del Boske vendos që të largojë Pedron për Cazorlën, por edhe ky i fundit nuk arrin që të ndryshojë asgjë. Pas përfundimit të kohës së rregullt dhe shtesës arbitri vërshëllen duke mbyllur ndeshjen, dërguar Spanjën në shtëpi dhe mbyllur ciklin e artë që dominoi Europën dhe Botën për shumë vite. Spanja dorëzoi trofeun e kupës në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshja e fundit me Australinë do të jetë vetëm për statistika, pasi të dy ekipet janë jashtë botërorit.

LAJMET MË TË VLERËSUARA