Spanja, Lopetegui: Shqipëria na
e vështirësoi jetën në Shkodë

Spanja, Lopetegui: Shqipëria na<br />e vështirësoi jetën në Shkodë
Tek Spanja situate në stërvitjen e fundit përpara Shqipërisë ka qenë me më pak tension. Ka pasur nga ata tifozë që e kanë duartrokitur mbrojtësin Pike. Ndërsa për trajnerin Julen Lopetegui çështja Pique i përket të shkuarës dhe e rëndësishme është ndeshja me Shqipërinë.

“Çështja Pike i përket së kaluarës dhe e rëndësishme është ndeshja ndaj Shqipërisë sepse kemi një objektiv të rëndësishëm për të arritur. Në Shqipëri bëmë një ndeshje të madhe por fituam me shumë vështirësi pasi kjo skuadër na hapi punë. Nuk e di nëse Shqipëria do mbyllet në mbrojtje pasi kjo është punë për ata. Ne do të përpiqemi të sulmojmë mirë dhe të mbrojmë në të njëjtën mënyrë”, tha trajneri Julen Lopetegui.

Kapiteni Sergio Ramos kërkon të lërë pas javën e vështirë që ka mbizotëruar në kampin iberik dhe konfirmon se me Pike ka marrëdhënie shumë të mira. Për Ramos fokusi është tek ndeshja.

“Mbetemi të fokusuar tek objektivi ynë që janë tre pikët ndaj Shqipërisë për të hedhur edhe një hap drejt Botërorit”, u shpreh Ramos gjatë konferencës për media.
Iberikët thuajse mbyllin kualifikimin nëse fitojnë sot. Megjithëse ka mungesa sërish njëmbëdhjetëshja e furive të kuqe mbetet me yje.

Në portë do jetë De Gea ndërsa në mbrojtje Azpilikueta,Pike,Ramos dhe Alba. Në mesfushë Koke,David Silva dhe Illarramendi dhe në treshen e sulmit Pedro,Isco dhe Aduriz ose Asensio.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool