Sevilja është shpallur kampione e Evropa Legaue për këtë edicion, pasi ka mundur portugezët e Benfikës me penallti me rezultatin 4-2. Finalja mes Seviljas dhe Benfikës është paraprirë nga një ceremoni madhështore në ‘Juventus Stadium’. Të pranishëm në stadiumin për të ndjekur nga afër super sfidën e finales së dytë për nga rëndësia në Evropë për klube ishin shumë personalitete të njohura, mes tyre edhe Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.
Në një atmosferë inkandeshente dhe një mbështetje maksimale nga të dyja tifozeritë finalja ka nisur me ritëm të lartë nga të dy ekipet. Sevilja ka pasur disa raste të mirë për të rrezikuar portën e portugezëve me Rakitiç, por jo vetëm, por në fund nuk ia ka dalë që të vinte në provë serioze portierin kundërshtar. Rastet kanë qenë të mira edhe për Benfikën në një fushë që ka kujtime të mira, pasi arriti që të eliminonte Juventusin.
Pavarësisht rasteve nga të dy ekipet, pjesa e parë e sfidës ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Pjesa e dytë e ndeshjes nis me një ritëm akoma më të lartë nga të dy ekipet. Benfika është e para që rrezikon me një rast të pastër për të shënuar me Rodrigo, por mbrojtja dhe portieri spanjoll bëjnë mrekullinë duke shmangur golin. Ndërsa Sevilja kundërpërgjigjet me një rast të mirë për të ndëshkuar me Reyes, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtjes portugeze duke dalë përballë portierit, por gabon duke mos e dërguar topin në rrjetë. Lima tenton sërish për të surprizuar portierin Beto me një gjuajtje të fortë nga distanca, por pa shumë rezultat, pasi neutralizohet menjëherë në kohë. Gaitan zhvendos Benfikën në një tjetër aksion drejt portës së spanjollëve në minutën e 55, por që thyhet shumë shpejt në mesfushë.
Lima përsëri në minutën e 83 lëshon një silurë nga jashtë zone duke detyruar portierin e Seviljas të bënte mrekullinë duke devijuar topin mbi traversë. Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, spanjollët ulin ritmin nga lodhja duke i lënë më shumë hapësirë Benfikës në fushë, e cila spostohet e gjitha në gjysmëfushën e Seviljas duke rrezikuar në cdo minutë. Megjithatë pjesa e dytë dhe dy shtesat përfundojnë pa gola duke dërguar ekipet drejt penalltive. Nga penalltitë fati u ka buzëqeshur spanjollëve që janë treguar më të saktë duke shënuar 4 herë përballë 2 të portugezëve. Cardoso dhe Rodrigo gabuan nga pika e bardhë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com