Tensioni në kampin e Spanjës është rritur kur kanë mbetur vetëm pak ditë para fillimit të finaleve të Euro 2012. Mesfushori i Barcelonës, Çavi Hernandez pretendon se Real Madridi nuk i ka pranuar në mënyrë sportive humbjet e viteve të kaluara.
Çavi ka thënë se Barcelona gjithmonë ka treguar respekt ndaj rivalëve të saj, por mendon se madrilenët nuk kanë treguar të njëjtën mirësjellje. “Ne i përgëzuam ata kur e fituan titullin e kampionit, sepse ky është sport. Ne kemi treguar respekt ndaj tyre gjithmonë, por unë e kam vërejtur se ata nuk kanë treguar të njëjtën gjë ndaj nesh”, ka theksuar Çavi Hernandez.
Ai më pas shprehur habinë e tij për largimin e Pep Guardiolës, por theksoi se Barça është ende e etur për të fituar shumë tituj nën drejtimin e Vilanovës. “Isha shumë i befasuar kur Guardiola vendosi të largohet, por kur ai i shpjegoi të gjitha ne e mirëkuptuam. Po ashtu edhe emërimi i Tito Vilanovës më ka befasuar, sidomos për shkak të asaj që kishte ndodhur me sëmundjen e tij. Sidoqoftë, mendoj se kjo u trajtua në mënyrën më të mirë të mundshme. Barcelona ka skuadër për të vazhduar të njëjtën rrugë dhe do të fitojë tituj edhe në vitet e ardhshme”, ka shtuar Çavi.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com