Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Del Boske ka publikuar listën paraprake të futbollistëve që do të grumbullojë për kampionatin botëror të Brazilit.
Të rejat në listën paraprake të iberikëve janë portieri i Manchester United, David De Gea, mbrotjësi i Realit Dani Carvajal ai i Sevillias Alberto Moreno, mesfushori i Athletic Bilbao, Ander Iturraspe dhe sulmuesi i Atleticos së Madridit Diego Costa.
Ndërsa jashtë listës kanë mbetur Arbeloa, i cili ende nuk është rikuperuar pas dëmtimit, por vendin e tij duket se ka zënë përfundimisht Carvajal.
Në listë mungon edhe portieri i Barcelonës, Valdez, por edhe emra të tjerë të njohur që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë si Isco i Realit dhe Calejon i Napolit.
Adnan Januzaj në Brazil
Trajneri i Belgjikës, Vilmost ashtu sikur pritej ka zyrtarizuar grumbullimin e Adnan Januzajt për botërorin e Brazilit.
Një gjë e tillë pritej, pasi futbollisti nga Istogu para pak ditësh bëri zgjedhjen e tij për të vazhduar me Belgjikën duke refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë, por jo vetëm dhe për një fakt të tillë ndikoi edhe pjesëmarrja në botëror.
Grumbullimi i Januzajt mund të krijojë shumë pakënaqësi brenda përfaqësues, pasi Kevin Mirralas shprehu pakënaqësinë e tij për afrimin e Januzaj në kombëtaren belge, por Vilmots vendosi që kosovari të ishte pjesë e botërorit.
Nga Belgjika pritet një paraqitje e mirë, pasi ka në grup futbollistësh ne emër si Hazard, Witsel, Mertens, Verthongen, Courtois, Lukaku, Fellaini dhe shumë të tjerë.
Kolonia shqiptare e Zvicrës
Ashtu si të gjithë trajnerët edhe ai i Zvicrës, Hitsfeld ka publikuar listën paraprake të futbollistëve tek të cilët do të mbështet për kampionatin botëror për të vazhduar rrugën e mirë që nisi që në eliminatore.
Zvicra do të mbështet te kolonia shqiptare e përbërë nga; Shaqiri, Behrami, Xhaka, Dzemaili dhe Mehmeti. Ndërsa jashtë listës ka mbetur një tjetër emër shqiptar, Pajtim Kasami.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com