Pas përfundimit të cështjes së Murinjos, Spanja po zien nga merkato për blerjen e sulmuesit të ekipit të Santosit, Neymar.

Sipas mediave braziliane, Neymar ka firmosur me ekipin e Barcelonës dhe do të transferohet pas përfundimit të kupës së Konfederatave, por në Spanjë sipas të përditshmes, ‘AS’ e mohojnë këtë lajm. Burime për ‘AS’ deklarojnë se Barca nuk ka firmosur me Neymar.

Këtë moment e ka shfrytëzuar Perez që është vendosur në sulm për blerjen e sulmuesit, teksa Bjel nuk ka pranuar të lëvizë nga Totenhemi, pas kontrata i ka shkuar në 200 mijë paund në javë.

Megjithatë gjasat janë që Neymar të shkojë te Barcelona duke iu referuar edhe deklaratave të trajnerit të Brazilit, Scolari.

Ndërsa në kampin katalanas kanë përshëndetur largimin e Murinjos nga Reali duke, e cilësuar si të keqen e La Ligas.

Si Barca dhe Reali janë në kërkim të një trajneri dhe më pas të futbollistëve cilësor që të bëjnë rinovimin e ekipit.


d.b/shqiptarja.com