Spanja në ndeshje miqësore,
pa asnjë futbollist të Barcelonës!

Spanja në ndeshje miqësore,<br />pa asnjë futbollist të Barcelonës!
Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque e ka shpallur listën e të ftuarve për 2 miqësoret e radhës që Spanja do ti zhvillojë ndaj Serbisë dhe Koresë së Jugut. tekniku iberik Del Bosque nuk e ka ftuar asnjë lojtar të Barcelonës dhe jo ka ngjallur habi në mediat europiane sportive .

Por, angazhimet në Kupën e Spanjës në finalen ndaj Bilbaos shihen si arsyeja kryesore që Del Bosque nuk ka ftuar asnjë lojtarë të nën kampionit spanjoll. Edhe mesfushori i Chelsea, Mata, nuk është ftuar në këto ndeshje për shkak se këtë të shtunë do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve me Bayern.

Por lista e Del Bosque, nuk do të influencojë grumbullimin e Xavi apo Iniesta në kampionatin europian të futbollit që zhvillohet këtë verë në Poloni dhe Ukrainë, ku Spanja do të mbrojë kurorën e fitueses së turneut.

Lista me 21 lojtarët e ftuar është kjo:
Iker Casillas, Pepe Reina, De Gea.
Arbeloa, Sergio Ramos, Juanfran, Albiol, Jordi Alba, Monreal dhe Domínguez.
Xabi Alonso, Cazorla, Silva, Navas, Bruno, Isco, Beñat dhe Javi García.
Negredo, Soldado dhe Adrián.
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'