Spanja rrit TVSH-në me 3%
për të plotësuar kushtet e BE

Spanja rrit TVSH-në me 3%<br />për të plotësuar kushtet e BE
MADRID - Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi rritjen me 3% të TVSH-së, mes masave të tjera shtrënguese që do të kursejnë 65 miliardë euro nga buxheti publik. Kështu taksa për çdo shitje shkon në 21% të vlerës. 3.5 miliardë euro do të shkurtohen vetëm nga fondet e pushtetit lokal.

Masat u deklaruan në parlament ndërkohë që pritej të organizohej protesta e minatorëve, të cilët kanë nisur një marshim në këmbë që prej 22 qershorit dhe të martën në mbrëmje hynë në Madrid të përshëndetur nga mijëra banorë.

Masat shtrënguese spanjolle vijnë pas fondit prej 30 miliardë euro që ministrat e eurozonës ranë dakord të japin për bankat e vendit. Spanja duhet gjithashtu ta ulë në 3% deficitin buxhetor, sipas parametrave të kërkuar nga BE.

“Teprimet që janë bërë në të shkuarën, duhet t’i paguajmë tani”, tha në parlament kryeministri Rajoy duke shtuar se Spanja s’ka parë kurrë një recesion ekonomik si ky i tanishmi.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën