Spanja e mbylli ndeshjen shumë shpejt në pjesën e parë duke shënuar tre gola në 11 minuta. Golat u shënuan nga Rodrigo 16’, Isco 24’ dhe Thiago Alcantara 27’.
Megjithatë ndryshe nga ndeshja e parë në Shkodër, në Spanjë kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje më të mirë, pasi rrezikuan disa herë portën kundërshtare, ndërsa në dy momente u ndalën nga shtylla.
Sigurisht që për humbjen një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka edhe trajneri, jo vetëm lojtarët në fushë.
Panuçi duke ditur që eksperienca është vendimtare në ndeshje të tilla, ndryshe nga sa pritej e nisi me Sadikun në stol, ndërsa në formacionin e parë kishte edhe dy lojtarë të rinj si Balliu dhe Memolla.
Pas pësimit të tre golave, tekniku italian largoi dy të rinjtë duke futur Agollin dhe Sadikun, ndërsa u rreshtua e gjitha në mbrojtje duke shmangur golat e tjerë.
Në ndeshjet e tjera të grupit Italia barazoi me Maqedoninë, ndërsa Izraeli fitoi me Lihteshteinin.
Një ndeshje nga fundi, Spanja kryeson me 25 pikë duke shkuar direkt në Botëror, Italia 20 pike ne 'play-off', Shqipëria 13, Izraeli 12, Maqedonia 8 dhe Lihteshteini 0 pikë.
[gallery]24174[/gallery]
Zhvillimet minute pas minute nga ndeshja Spanjë-Shqipëri
90' Mbyllet ndeshja Spanjë- Shqipëri 3-0
83’ Asensio vallëzon në fushë, bllokohet nga mesfusha kuqezi që t’i afrohet zonës
73' Latifi godet fillimisht në hyrje të zonës, e ndal De Gea, topi shkon te Sadiku, por e dërgoi topin mbi traversë.
69’ Rast i mirë për Shqipërinë, Armando Sadiku godet shtyllën. Kjo është hera e dytë që Shqipëria godet shtyllnë përballë Spanjës.
58’ Vendasit tentojnë sërish që të shënojnë, por bllokohen nga Shqipëria
49’ Spanja e pangopur. Koke godet me kokë brenda në zonë, grushton Berisha
46' Nis pjesa e dytë, Panuci fut Agollin dhe Sadikun, dalin Memolla dhe Balliu
45' Mbyllet pjesa e parë Spanjë- Shqipëri 3-0
34' Trajneri i kombëtares hutohet pas tre golave të shpejtë
27’ Spanja shënon edhe golin tretë me Thiago Alcantara
24' Spanja shënon golin e dytë me ISCO
16" Shënon Spanja me Rodrigon 1-0
12' Tjetër rast i pastër i Spanjës për të shënuar pas krosimit të Isco, por Pedro nuk gjen portën
8' Shqipëria kërcënon Spanjën, Grezda gjuan në drejtim të portës, por pret De Gea
6' Jordi Alba kroson në zonë, godet Pedro, topi kalon ngjitur me shtyllën
4' Aksion i spanjollëve, Balliu largon topin, por ISCO ngulmon duke hedhur një tjetër top në zonë
2' Sa herë prek topin Pique ka vërshëllima nga tifozët vendas, shkak deklarata pro Katalonjës
1' Nis ndeshja, topin e pare e luan Spanja
20:00 Formacionet zyrtare
Spanja: De Gea, Odriozola, Pique, Ramos, Jordi Alba, Saul, Koke, Tiago, Silva, Isco, Rodrigo.
Shqipëria: Berisha, Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla, Xhaka, Kaçe, Memushaj, Grezda, Llullaku.