E pabesueshme, por e vërtetë, Spanja thyen një tjetër rekord, këtë herë në Kupën e Konfederatave duke mundur ekipin e Tahitit me rezultatin 10-0.

Humbja parashikohej edhe nga modestët e Tahitit, por jo me këtë rezultat, i cili ka qenë surprizë.

Goleada për Spanjën mban emrin e Torres dhe Villas që kanë shënuar nga një poker dhe Silva ka shënuar 2 golat e fundit.

Festivali ka filluar nga minuta e 5’ që shënon Torres dhe në fund mbyllet me Silvën në minutën  e 89’.

Pas kësaj ndeshje Spanja është e kualifikuar për në gjysmëfinale ku do të presë njërin prej dy ekipeve të grupit A, Italisë dhe Brazilit.


Lista e golave

5'             [1 - 0]    F. Torres                             
31'          [2 - 0]    D. Silva                 
33'          [3 - 0]    F. Torres                             
39'          [4 - 0]    D. Villa                 
49'          [5 - 0]    D. Villa                 
57'          [6 - 0]    F. Torres                             
64'          [7 - 0]    D. Villa                 
66'          [8 - 0]    J. Mata                                                
78'          [9 - 0]    F. Torres                             
89'          [10 - 0]  D. Silva




d.b/shqiptarja.com