Ndryshe nga Shqipëria, parlamenti spanjoll përbëhet nga dy dhoma, Kongresi i Deputetëve dhe Senati. Spanjollët votuan këtë të diel për të zgjedhur 350 deputetë dhe 209 senatorë. Me mbylljen e qendrave të votimit, të parat do të numërohen votat për Kongresin, ku vendoset edhe se kush do të drejtojë qeverinë e re. Për të siguruar shumicën absolute në këtë dhomë nevojiten 176 mandate. Më pas do të numërohen votat për Senatin, dhomën e lartë të parlamentit spanjoll.

Numërimi do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve të partive. Kryetari i çdo komisioni zgjedhor do të nxjerrë një nga një zarfet nga kutia, do të lexojë me zë të lartë emrin e subjektit për të cilin është votuar dhe do t’ua tregojë fletën e votimit anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të partive.

Në përfundim të numërimit do të verifikohet nëse numri i zarfeve përputhet me numrin e qytetarëve që kanë votuar. Pas shqyrtimit të kundërshtimeve të mundshme, çdo komision do të bëjë publike rezultatet, duke specifikuar numrin e votave të pavlefshme, të fletëve të bardha dhe të votave të marra nga secila parti apo kandidat. Rezultatet do të pasqyrohen në një procesverbal, një kopje e të cilit do t’u dorëzohet përfaqësuesve të administratës dhe përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore që e kërkojnë.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhi: Opozita përpara socialistëve, me ekstremistët e e djathtë mund të formojë qeverinë e re! Pjesëmarrje rekord në votime