MADRID - Të paktën 14 persona humbën jetën kur autobusi me të cilin udhëtonin ra në një pjerrinë 15 metra të thellë në juglindje të Spanjës, thanë zyrtarë të ndryshëm.
Autobusi, në të cilin ndodheshin pasagjerë me moshë të re, doli nga rruga dje në mbrëmje, pranë qytetit Venta de Olivia, në rajonin e Muricas.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.

Policia tha se testi i alkoolit dhe drogës që iu bë shoqferit rezultuan negativë. Ndërkohë, shtatë pasagjerë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore./ATSH/