Policia spanjolle dhe ajo marokene kanë vënë sot në pranga shtatë persona që merreshin me rekrutimin e grave për llogari të Shtetit Islamik.
Lajmi u dha nga Ministria e brendshme spanjolle e cila tha se të arrestuarit kishin formuar një rrjet për gjetjen, rekrutimin dhe dërgimin e grave në Siri dhe Irak. Edhe më parë thuhet se disa gra me pasaporta europiane janë rreshtuar përkrah xhihadistëve të ISIS duke u bërë gra të militantëve.
Spanja është në mesin e një numri të vogël vendesh europiane që ka ndërmarrë masa për të ndalur radikalizmin e qytetarëve të rinj muslimanë.
Rreth 100 spanjollë dhe 2 mijë marokenë mendohet të kenë lënë shtëpitë e tyre për të luftuar përkrah ISIS. Në shtator, policia spanjolle arrestoi 9 persona që i përkisnin një dege të ISIS në Menilla, në bregdetin verior të Afrikës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com