Real Madrid ka nenshkruar nje marreveshje partneriteti per nje kohe te gjate  me Fondin e Investimeve te Abu Dhabi, qe do te konribuoje ne financimin e projektit per rinovimin e stadiumit madrilen "Santiago Bernabeu", bene te ditur te marten te dy palet.

Klubi dhe Fondi i Investimeve (International Petroleum Investment Co (IPIC), nuk dhane detaje te shumta per shifren e kontributit financiar dhe kohezgjatjen e bashkepunimit.
"Ky eshte fillimi i nje bashkepunimi te gjate, me synimin per ta bere stadiumin "Santiago Bernabeu" me te mirin ne bote", deklaroi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ne pranine e lojtareve madrilene Iker Casillas, Cristiano Ronaldo, Marcelo, Pepe e Gareth Bale.

Projekti per rinovimin e stadiumit mendohet se do te kushtoje 400 milion euros. Klubi shpreson qe gjithçka te perfundoje deri ne 2017.

Real Madrid ka zgjedhur kabinetin gjerman te arkitektures GMP per rinovimin e stadumit mitik me më shume se 81.000 vende, inauguruar ne 1947. 

ATSH