Spanjë: afro 1,000 migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe

Spanjë: afro 1,000 migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe

Foto ilustruese

Detin Mesdhe marina spanjolle në dy ditë ka shpëtuar pothuajse një mijë migrantë, të cilët po tentonin që të kalonin për të arritur në brigjet evropiane.

Sipas autoriteteve spanjolle thonë se kanë nxjerrë trupat e 206 persona nga dhjetë anije të ndryshme mëngjesin e së dielës, pasi kanë arritur që të shpëtojnë 774 migrantë, të cilët po udhëtonin me 52 anije të ndryshme gjatë të premtes.

Përderisa trazirat në Libi e kanë bërë më të vështirë për migrantët që të përdorin atë rrugë për të arritur në Itali, tani migrantët po tentojnë që përmes Algjerisë për në Maroko dhe më pas në Spanjë, të arrijnë në Evropë.

Që prej fillimit të këtij viti vlerësohet se mbi 20 mijë persona kanë arritur përmes detit në kontinentin evropian përmes detit.

Mbi 1,500 migrantë kanë gjetur vdekjen teksa kanë tentuar që të kalojnë Mesdheun, ndërkaq, 300 prej tyre kanë gjetur vdekjen në rrugën e tyre për në Spanjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit