/ATSH-AFP/ - Dhjetë persona të dyshuar si rekrutues të luftëtarëve për llogari të grupit të Shtetit Islamik u arrestuan në Spanjë dhe në Marok, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.
Dhjetë personat e dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni të ndërmarrë së bashku mes Shërbimeve Sekrete të Marokut dhe policisë spanjolle, në qytetet spanjolle Tolede (qendër), Badalona (verilindje), Xeraco (lindje) si dhe në Casablanca (veriperëndim të Marokut) gjatë orëve të fundit, saktësoi Ministria nëpërmjet një komunikate.
Të dyshuarit ishin pjesë e një rrjeti të rekrutimit, indoktrinimit dhe më pas të dërgimit të luftëtarëve të huaj për trupa të organizatës terroriste të Daech-it (akronim i ISIS-it) në rajonet e Sirisë dhe të Irakut, zona nën kontrollin e tyre, shtoi komunikata.









