Spanjë, borxhi publik shënon
rekord historik prej 93,9 % në 2013

Spanjë, borxhi publik shënon<br />rekord historik prej 93,9 % në 2013
MADRID-  Borxhi publik i Spanjës arriti në fund të vitit 2013 një rekord të ri historik prej 93,9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por, që është nën objektivin e caktuar nga qeveria prej 94,21 për qind, njofton Banka e Spanjës në shifrat e publikuara sot.

Borxhi i ekonomisë së katërt më të madhe të zonës euro është rritur këto vitet e fundit, ndërkohë që vendi është tronditur nga kriza e sektorit imobiliar në vitin 2008: në fund të 2012 ai arriti në 86 për qind të PBB-së, ndërkohë që ishte vetëm 36,3 për qind në vitin 2007.

Ai do ta kalojë kuotën 100 për qind të PBB-së në vitin 2015, duke arritur në 101,13 për qind përpara se të stabilizohet në 101,09 për qind në 2016 ose shumë më tepër se limiti evropian i përcaktuar në 60 për qind të PBB-së, në bazë të planit buxhetor të vendit i paraqitur në tetor Komisionit Evropian.

(ata/sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)