Spanjë, konfiskohen 2.5 ton
kokainë, arrestohen 10 persona

Spanjë, konfiskohen 2.5 ton<br />kokainë, arrestohen 10 persona<br>
Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2,5 tonë kokainë. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike mes Amerikës Latine dhe Evropës, njoftoi sot policia gjyqësore portugeze.

Dy tonë kokainë u konfiskuan në një depo të Lisbonës dhe rreth 500 kilogramë të tjera në bagazhin e një makine në rajonin e Badajoz në Spanjë, disa kilometra nga kufiri spanjoll, saktësoi drejtuesi i brigadës qendrore portugeze të antidrogës, Artur Vaz gjatë një konference shtypi.

Kokaina ndodhej në pako të mbyllura me vakum me peshë rreth një kilogram secila dhe mbante logon e markave të automobilave Rolls-Royce dhe Mini, si dhe me logon e filmit me gangsterë të vitit 1972 ”Kumbari” me imazhin e njërit prej aktorëve kryesorë të tij, Marlon Brando.

”Droga kishte fillimisht si destinacion Spanjën dhe më pas do të shpërndahej në disa shtete të tjera evropiane”, saktësoi Vaz

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë