MADRID, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Ekziston një rrezik real për daljen e Greqisë nga eurozona, theksoi sot në Madrid ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hose Manuel Margallo, pas dështimit të një përpjekjeje tjetër për arritjen e një marrëveshjeje mes Athinës dhe Bashkimit Evropian, sipas një zëdhënësi.
"Ekziston një rrezik real për daljen e Greqisë nga eurozona, gjë që nuk do të ishte mirë për Evropën dhe do të ishte akoma shumë më keq për popullin grek", konfirmoi ministri, sipas një zëdhënësi që e shoqëronte.
"Qeveria spanjolle ka shprehur gjithmonë dëshirën për arritjen e marrëveshjeje dhe ka mbështetur mbajtjen e Greqisë në unionin ekonomik dhe monetar evropian. Por ashtu si në çdo bashkësi, ka rregulla që duhet të zbatohen", shtoi ministri, sipas zëdhënësit.
Përpjekje të tjera dështuan dje, ndërkohë që afati 30 qershor, data e përfundimit të programit të ndihmës për Greqinë dhe afati i fundit për rimbursimin që Athina duhet t'i kryejë FMN-së, po afron./
/ec/