/ATSH-AFP/ - Drejtësia ka hapur një hetim për abuzime seksuale me minorenë kundër një grupi priftërinjsh të pezulluar nga funksionet e tyre nga kryepeshkopi i Grenadës, në jug të Spanjës, bënë të ditur disa burime.
"Çështja u publikua pas një ankese, drejtuar Selisë së Shenjtë, kundër një grupi priftërinjsh", konfirmoi kryepeshkopi.
Sipas faqes së internetit "ReligionDigital.com" ka qenë papa Françesku që ka detyruar hapjen e një hetimi për abuzime në këtë dioqezë.
"Gjykata numër katër e Grenadës ka hapur një hetim kundër 12 personave të akuzuar për abuzime seksuale. Ne nuk jemi në dijeni nëse të gjithë personat e akuzuar janë priftërinj", konfirmoi një burim gjyqësor.
"Hetimi është hapur që prej fillimi të muajit nëntor", sipas të njëjtit burim.
Nga ana e tij, kryepeshkopi njoftoi se kishte pezulluar një grup priftërinjsh në pritje të rezultateve të hetimit duke konfirmuar se kishte ndjekur në mënyrë skrupuloze procedurën e parashikuar në këto raste.
/Shqiptarja.com