Partitë opozitare në Spanjë pritet që të ngrenë një mocion mosbesimi në parlamentin spanjoll kundër qeverisë dhe kryeministrit Mariano Rajoy i cili pritet që të mbahet gjatë ditës së premte ose në ditën e shtunë.
Mocioni i besimit pritet që të ngrihet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në rastet madhore të korrupsionit pas vendimit hetimeve të zhvilluara nga gjykata e Spanjës për disa kontrata publike të paligjshme gjatë viteve 1999-2005. Gjykata dënoi 29 persona me një total prej 351 vite burg për tre akuza kryesore si korrupsion, përvetësim dhe pastrim parash.
Spanja po përballet me situata të tensionuar në parlament për shkak të ndarjes së Katalonjës dhe krizave politike brenda vendit të cilat kanë mund të rrezikojnë rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Spanjë.