/ATSH-AFP/ - Zëdhënësi i Partisë Popullore (PP), në pushtet, në Spanjë ka konfirmuar dje në mbrëmje në Madrid se "shumica dërrmuese e qytetarëve të Katalonjës kanë hedhur poshtë idenë e pavarësisë, pasi të dy listat e forcave të pavarura nuk kanë mundur të mbledhin veçse gjysmën e votave në zgjedhjet rajonale".
"Ne do të vijojmë të garantojmë shtetin ligjor dhe të mbrojmë unitetin e Spanjës", deklaroi Pablo Casado, zëdhënësi i PP-së, me seli në Madrid.
Kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy (konservator) i cili ndodhej në selinë e PP-së që ai drejton, nuk ka ka dashur të jepte një deklaratë zyrtare ditën e djeshme.