Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit

Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit

Zyrtarët kryesorë të Federatës Spanjolle të Futbollit i kërkuan presidentit të pezulluar, Luis Rubiales të jepte dorëheqjen të hënën për shkak të sjelljeve të tij në Kupën e Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të një futbollisteje pasi Spanja fitoi ndeshjen finale të kampionatit. Ndërkohë, në Madrid organizatat feministe mbajtën një protestë në mbështetje të futbollistes Jeni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rubiales.

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

"Qeveria deklaroi në mënyrë shumë të qartë se është në pritje të vendimit të gjykatës sportive dhe se edhe ajo do ta pezullojë përkohësisht zotin Rubiales. Edhe shoqëria civile është shprehur në mënyrë të qartë. Mendoj se Luis Rubiales dhe ekipi i tij drejtues nuk mund të qëndrojnë më në krye të federatës. Federata e futbollit nuk u përket atyre, ajo i përket futbollit spanjoll dhe mendoj se shoqëria ka dhënë një mesazh të qartë: kjo nuk është ajo që Spanja pret nga kjo organizatë", tha ai.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga e gjithë bota për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të futbollistes së kombëtares së Spanjës Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut në fushë.

Ai gjithashtu u kritikua gjerësisht për një gjest tjetër të pahijshëm pas fitores ndërsa ishte ulur afër mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vajzës së saj adoleshente, Princeshës Sofia.

Protestuesit dolën në rrugët e Madridit të hënën për të treguar mbështetjen për futbollisten e kombëtarës spanjolle, Jenni Hermoso dhe për të kërkuar dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit, Rubiales pas gjestit të tij ndaj saj.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Yolanda Diaz mori pjesë në protestën e organizuar nga grupet feministe. Protestuesit kritikuan ashpër sjelljet e presidentit të federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales.

“Ishte tmerrësisht e neveritshme. Para se të shihet nga afër puthja që ai i dha futbollistes Hermoso pa pëlqimin e saj, ai bëri gjithë ato përqafime dhe prekje krejtësisht të papërshtatshme. Para gjithë këtyre përfaqësuesve ndërkombëtarë në Botëror ai po prekte në mënyrë të papërshtatshme lojtaret. Mendoj se këto sjellje ishin një abuzim me pushtetin sepse ai është president i federatës së futbollit”, tha protestuesja Guadaluper Martin.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës hapi të hënën një hetim paraprak ndaj kreut të federatës së futbollit, Luis Rubiales për të përcaktuar nëse veprimet e tij do të konsiderohen një akt abuzimi seksual.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se gjykata kishte marrë disa ankesa, por do të niste një hetim të plotë të rastit vetëm nëse një e gjë e tillë do të kërkohej nga futbollistja Hermoso. Ajo ka thënë se puthja nuk ishte bërë me pëlqimin e saj.

Kjo lëvizje rriti trysninë mbi zotin Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA të shtunën mes kritikave në rritje për incidentin në ceremoninë e dhënies së medaljeve pas fitores së Spanjës në Sidni më 20 gusht./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja